Kllouni i pushtetit

Nga Ergys Mërtiri
Kllouni i pushtetit, Laert Vasili eshte munduar, ne menyre krejt qesharake te prodhoje nje incident mbreme, ne protesten e Teatrit.

Ai ka shkuar ne oren nje pas mesnate per te provokuar, duke grisur, pankarten e vendosur aty ne mbeshtetje te kauzes. Kjo deshmohet nga shume te pranishem, perfshi edhe rojat e Teatrit Eksperimental. Protestuesit kane reaguar per ta ndaluar dhe, duke u perpjekur te ruajne qetesine, e mbajten ate, deri sa ia dorezuan policise.

Sot Vasili shfaqet ne nje foto, me proteze ne qafe, duke pretenduar se eshte dhunuar barbarisht nga protestuesit. Ne fakt, qe gjithcka eshte nje inskenim qesharak, mund te kuptohet lehte edhe nga vete filmimi i bere dhe publikuar prej tij, qe tregon se nuk ka pasur kurrfare dhune pervec perplasjes verbale dhe te shtyturit, per ta penguar nga sulmi ndaj protestes. Duket qe Vasili e ka kerkuar nje konflikt fizik, per te ngritur akuza te tilla si keto, gje qe protestuesit nuk ia mundesuan realisht.

Eshte per te ardhur keq qe ky pushtet te arrije deri ketu sa te provokoje incidente qesharake, me aktrime rruge, per te njollosur protesten me dinjitoze qe ka pare ky vend ne keto vite. Qeveria duhet te jete ne hall te madh derisa sajon ngjarje te tilla e frustruar keq nga kjo proteste. Eshte e disata here, qe nga fushata jone per mbeshtetjen e te demtuarve nga termeti, qe ajo kerkon te sajoje probleme qe nuk ekzistojne, per te gjetur nje menyre se si te hedhe balte ndaj protestes. Kjo tregon, asgje tjeter pervec se sa e derrmuar moralisht eshte ajo perballe nesh.

Laertit i uroj sherim te shpejte nga gjendja e mjerueshme e degradimit moral ku ndodhet, duke gjetur kurajen te mos ofrohet per tu perdorur ne menyre kaq te shemtuar kunder kolegeve te tij, nga nje pushtet qe kerkon te shkaterroje trashegimine kulturore te ketij vendi dhe historine e skenes ku ai luan si artist. Pak dinjitet i duhet cdo njeriu, aq me teper nje artisti.

SHKARKO APP