Koha dhe njerëzit…

Nga Agim Jazaj – Numri i parë i gazetës  “Zeri i vlorës”, organ i Këshillit Nacional-Çlirimtar i Qarkut Vlorë, është botuar më 19 Nëntor 1944 dhe zë vend në historikun e Vlorës dhe të vendit!…  Redaktor dhe kryeredaktori, që botoi e drejtoi gazetën në disa numra, ishte shkrimtari dhe publicisti i njohur; Aleks Çaçi, i cili e kishte zyrën, ku përgatiste shkrimet për botimin e gazetës në lagjen; ”Karabash”. Ai botonte në gazetë me pseudonimin: Deme Petriti (D.P).  Numrin e parë të gazetës e ka ruajtur në sepete, në arkivën personale për 75 vite; Anest Bezhani. Qysh në moshën 14 vjeç, ai ka punuar në shtypshkronjën e asaj kohe, një personazh dhe kontribues i njohur, së bashku me aktivistët e njesitit të shtypshkronjës, në lagjen “Muradie”, i përbërë nga: Lili Gjoka, Toli Stefani, Marko Mina, Aqif Sadiku, Vllasi Jorgji, Manol Shamo, Viron Asduriani, Anest Bezhani.

Ndërsa pasardhësja,  rinisja e gazetës; “Zeri i Vlorë”, organ i ish komitetit të PP  rrethit Vlorë, u botua në vitin 1967, duke vijuar botimin deri në vitet 1992.

*E djeshmja nuk mund të harrohet, por duhet të ruhet. Nuk mund të shqitet, por duhet të skalitet në memorjen e gjithësecilit. Duhet të shënohet, pasurohet, të ndëshkohet dhe të transmentohet me vërtetësi tek brezat. Shoqëritë civile e arkivojnë, kujtojnë, i refererohen, e kremtojnë ndaj dhe  frymëzohen dhe shijojnë jetën, e cila një herë të jepet e mundur.

Shkurt dhe shqeto: Ruajnë, pasurojnë dhe  transmentojnë vlera.

Filozofia e lashtë dhe e re: “Pa të djeshme, nuk ka të sotme”.

Vlonjatët, gjithë shoqëria shqiptare dhe jo vetëm, kanë të skalitur fortë në kujtesën e tyre dhe ruajnë edhe gazetën; “Zeri i Vlorës”, si gjithë shtypin e ish sistemit, si një pasuri të kohës, me dhe jo të mirat…

Vlora botonte gazetën e vet, (Organ i Komitetit të P. P. Sh rrethit të Vlorës) “Zëri i Vlorës”. Fieri: “Drapër e Çekan”. Lushnja:  “Shkëndia”. Durrësi: “Adriatiku”. Kruja: “Kastrioti”. Shkodra: “Lajmëtari”. Elbasani:  “Shkumbini”. Korça: “Përpjekja”. Gjirokastra: “Pararoja”. Saranda: “Fitorja”, etj. Shumica e gazetave që dilnin në treg, botoheshin dy numra në javë.

Gazeta “Zëri i Vlorës” botohej, ditën e enjte dhe ditën e dielë. “Zëri i Vlorës” nisi (ri) lindjen e vet më 1967, me kryeredaktor poetin e njohur: Andrea Varfi, dhe stafin vogël  të gazetarëve: Tefta Gjoleka, Zoi Toska, fotoreporterin; Perlat Vehbiu, daktilografistja e njohur dhe koordinatorja  perfekte; Adelina Minga. Më pastaj do të vinin, dhe do të linin gjurmë të pashlyeshme: Naxhi Shkurti, Dasho Matodashaj, Bashkim Fifo, Kleo Lati, Zana Mero, Roberd Begaj, Jani Paço, Vllasi Çomo, Petrit Brokaj e Vladimir Gaba.

Gazeta shtypej në shtypshkronjën e vet; ”Pirro Palla”, po në Vlorë!

Radhitësit, ose linotipistët e shpyshkoronjës ishin: Andrea Lame dhe Ahmet Bregu.

Autorët që publikonin në katër faqet e “Zëri i Vlorës”, qofshin këta dhe bashkëpunëtorë e korespodent vullnetar (intelektual, nëpunës të institucioneve) që quheshin atëherë, të cilët njiheshin në rrethet ku punonin dhe publikonin punën dhe përpjekjet që bënin njerëzit, por dhe  shpalosnin penën, pasionin dhe talentin e tyre publicistik, aq sa mundej, pse jo dhe atë letrar. Pak ndër emrat, autorë në shumicë do të mund të shoqërojmë me një “CV”, shumë shkurt.

Edhe këtë sipërmarje të autorit, (me kosto) lexuesi im i përzgjedhur e quante si pjesëzën e “MIKROENCIKLOPEDISË PËR Vlorën dhe Zevloristët”, pa e përmbushur misionin tim qytetar, publik e publicistik… Janë shënuar dhe do të mbeten të shënuar në kujtesën e qytetarëve vlonjat e më gjerë, edhe kjo armatë e njerëzve, të shtypit shqiptar dhe atij vlonjat si:

Arqile Jovani, penda universale e mprehtë e çdo gjine edhe në gazeta të tjera, veçmas në revistën “Hosteni”- Satiriko-Humoristike, i vlerësuar me çmime të ndryshme.

Anest Bezhani, në gazetën “Zëri i Vlorës”, i LANÇ dhe” Zeri i Vlorës”, në “Zeri i Popullit”, idet e tij trokisnin për kohë që mungonin, dhe i merrnin për referim.

Alberd Habazaj, pendën e ngau përgjatë gjithë udhëtimit të tij si: “Zë Vlorist” i djeshëm dhe “Zë Vlorist” i sotëm, në shtypin e ditës.

Agim Jazaj, penda e tij vazhdon pa ndërprerë; mbi 40 vjet udhërrëfimin dhe komunikimi me lexuesit, në shtypin shqiptar, të emigraconit në Greqi, Itali, etj.

Bardhosh Gaçe, shpalosi vlera dhe talentin e tij në faqet e “Zërit të Vlorës, u bë dhe mbetet jo më zëri i Vlorës, po dhe zëri i vendit.

Baxhul Merkaj, penda e tij me tematikën e artit dhe kulturës në qytezën e Selenicës, ishte e shpeshtë, ndiqej nga lexues pasionant, dhe nuk i’u tha boja kurrë.

Elmaz Rodakaj, veçmas publikimet në gjininë e humorit në gazetë që mbanin autorësinë e tij, ishin të goditura dhe gjurmëlënëse.

Flamur Haxhiraj, penda dinjitoze në gjithë gjinitë, kish aftësi dhe dinte të komunikonte; Haxhi Flaka me kolegun e tij; Halo Prushi (Malko Durmishi ) në fushën e satirës. I zgjedhur dhe e përligjte zgjedhjen në forumin më të lartë të Bashkimit të Gazetarëve.

Gëzim Llojdia, nga Kuçi i largët dhe nga qyteza e Kotës, do shpalosej penda e tij në faqet e gazetës shpesh herë  dhe do të “udhëtonte” pandërprerë bashkë me lexuesin edhe në ditët e sotme, pa u lodhur.

Hasan Aliaj, pasioni i tij e ndoqi nga mbrapa edhe në Itali si emigrant, mundi të themelonte dhe të jetonte gazetën e tij me titullin e shumë kuptimtë: “RRËNJËT”.

Hito Jazaj, mjeku dhe krijuesi që komunikonte, frymëzonte, po dhe shëronte me fjalën e shkruar shpesh në faqet  e gazetës “Zëri i Vlorës”.

Ira V. Talo, shpaloste pasionin, indvidualitetin, sidomos në krijimtarinë letraro-artistike.

Lutfi Mema, mësuesi dhe krijuesi në qytezën e Selenicës, lexohej me etje nga lexuesit për gjuhën e përzgjedhur.

Malko Durmishi, i njohur më shumë në fushën e satirës dhe të humorit, për poezitë dhe krijimtarinë e tij, i mbetur dikush për lexuesit e vëmendshëm.

Muharrem Dardha, ndonëse ushtarak, publikonte shpesh reportazhet nga tereni dhe jeta ushtarake me gjuhën e pasur letrare, një zë i Vlorës.

Muhamet Tartari, ndër kolosët e kohës, publikonte shpesh, në “Zëri  Vlorës” dhe “Radio Tirana”. Reportazhet e autorit kishin hapësirën e vet, poezitë e tij, të kthyera në këngë, këndoheshin dje, mbetën sot, madje si thesare do të ruhen edhe nesër.

Moisi Dalipi, komentator i njohur i sportit. “Shkollën” e gazetarisë e nisi dhe e përfundoi suksesshëm në “Zëri i Vlorës”.

Odise Goro, poeti i bregut, sillte për gjithë lexuesit vlonjat, poezitë e tij plot ndjenjë dhe reportazhet nga jeta e njerëzve.

Pandeli Rista, shpesh në numrat e gazetës do të lexohej firma e tij, ndonëse e mbulonte tërësisht në shtypin e ditës, Myzeqenë e Vlorës.

Perlat  Kulla, njihte në themel dhe publikonte shpesh jo vetëm në fushën e arsimit, por dhe të jetës shoqërore në qytetin e Vlorës.

Maro Pasho, poetesha e njohur dhe penda e shpesht në faqet e gazetës, sidomos për problemet  me karakter shoqërore dhe letrar, njiheshin dhe priteshin me kënaqësi nga lexuesi.

Sokrat Habilaj, qysh në moshën re startoi në “Zëri i Vlorës” me talentin e tij, si autor  në fushën e publicistikës dhe të krijimtarisë.

Sulçe Çela, shpesh në faqet e gazetës penda e tij dallohej në shumë fushat e jetës.

Shefqet Tigani, shkrimtari kishte vendin e nderit dhe nderonte gazetën dhe lexuesit me pendën e tij.

Theodhori Proko, pendë mprehti shpalosej në gazetë  me reportazhet dhe temat shoqërore, kishin vendin e nderit dhe lezetin e tyre, ruhen në kujtësen e lexuesit edhe sot.

Petan Petani, nëpër faqet e gazetës shpaloste dhe nëpër fushat ku punohej e prodhohej nga Lubonja, Llakatundi me gjuhën e tij të thjeshtë për lexuesit.

Petraq  Davidi, ndër bashkëpunëtorët e vjetër, qysh nga themelimi i “Zëri Vlorës” shpaloste problematika të arsimit dhe nga gjithë ambienti që përfshinte rrezatim i tij.

Dhionis Qirixidhi, një firmë e njohur, për problemet e kulturës dhe të edukimit, ishte dhe mbetet në kujtesën e lexuesve vlonjat.

*Obligohemi edhe për këta njerëz, për të thënë shumë pak, kur ata meritojnë shumë e më shumë!

Në memorien e lexuesve të djeshëm dhe qytetarëve të sotëm, nuk mund të mbeten në harresë edhe “ansambli” i madh i bashkëpunëtorëve të shtypit, ata që udhëndriçonin e frymëzonin, ishin dhe mbeten, po dhe janë larguar, duke lënë kontrubutin, qoftë simbolik, emrin e tyre pas:

*Anastas Bita, Anest Bezhani, Alberd Çela, Albert Habazaj, Astrit Hajdini, Agim Jazaj, Arqile Jovani, Arqile Mardhaja, Adif Ribaj, Agaçe Kollozi, Andrea Petromilo, Bashkim Aliraj, Bardhosh Gaçe, Barjam Sinovarfi, Baxhul Merkaj, Bekim Pashaj, Besnik Velaj, Boro Nazaj, Bylybash Zyberi, Birçe Ramo, Cane Ramaj, Çobo Mehmeti, Delo Aliaj, Drita Aga, Dritan Bregu, Dionis Qirixidhi, Dhionis Prifti, Enver Memishaj, Elmaz Rodaku, Enerieta Sina, Ejup Mita, Faik Kaso, Faruk Myrtaj, Fatos Mero Rrapaj, Flamur Haxhiraj, Fiqret Elezaj, Filip Kostajani, Ferjat Bocaj, Ferhat Çakërri, Feti Brahimaj, Foto Bixhili, Foto Lesko, Gëzim Llojdia, Gëzim Malaj, Guro Haxhiaj, Hasan Aliaj, Harrilla Panajoti, Hito Jazaj, Hektor Kapaj, Irakli Leka, Ira V. Talo, Irfan Bregu, Ilia Çano, Ilia Ilia, Isa Hitaj, Jamarbër Marko, Jani Paço, Jeta Hasanaj, Kajtaz Alikaj, Kastriot Aliaj, Kastriot Brahimi, Krenar Mici, Kleanthi Z. Dede, Kujtim Myrtaj, Klemend Vido, Kozma Billa, Leonidha Dhrami, Lutfi Mema, Luan Caushaj, Llambi Durolli, Malko Durmishi, Maro Pasho, Murat Çepaj, Meleq Kapllani, Mezan Malaj, Muhamet Kojani, Mëno Gjoleka, Mihal Sako, Mihal Thano, Muharrem Dardha, Muhamet Tartari, Moisi Dalipi, Myrto Xhaferi, Nazif Durmishi, Naum Kumanaku, Napolon Hamiti, Natasha Pano, Novruz Abilekaj, Nexhip Katiaj, Nertesi Asllani, Nikolla Profi, Nuri Nelaj, Odise Goro, Odise Çaçi, Osmën Jazaj, Osmën Saraçi, Pandeli Rista, Pandeli Pano, Pandeli Stefa, Pavllo Gjidede, Pali Shtëmbari, Petraq Davidi, Petrit Dervishi, Petan Petani, Peta, ( Perlat Tafilaj), Petrit Nakaj, Petref Kallfa, Perlat Kulla, Perlat Xhiku, Piro Fotiadhi, Qatip Mara, Rafo Jakohel, Reuf  Tushaj, Robert Goro, Sokrat Habilaj, Seit Alikaj, Spiro Dhima, Spiro Qirixidhi, Selam Nevraj, Selam Xhamaj, Sezai Seitaj, Sulçe Çela, Sotiraq Papa, Sotiraq Pema, Sharaf Cukalla, Sherif Tava, Shefqet Tigani, Shqiponja Matuka, Shkëlqim Zotaj, Tomorr Goxhaj, Theodhori Proko, Thoma Pjero, Vasil Qesari, Vasil Qirjako, Veledin Abazaj, Vilson Haxhiraj, Viron Koka, Viron Kona, Vllasi Çomo, Vllasi Kano, Zeko Braho, Xhuljana Gega…

Këtij  kontigjent, ndoshta dhe me publikimet modeste, kornikat a lajmet e ditës, i shtohen edhe emrat, të cilët i ka të shënuar në memorje ish bashkëpuntor i: “Zëri i Vlorës”; Bardho Glluçaj, një pasionant edhe për regjistrimin dhe plotësimin e bashkëpuntorëve, nga vitet e parë të botimit të gazetës “Zeri i Vlorës”:

Ramadan Ferraj-Brataj. Llambro Hysi- Kallarat. Mejdi Begaj-Lepenicë. Kastriot Muçaj- Velçë. Sofo Skëndaj-Gumenicë. Kastriot Aliaj-Kotë. Lilo Çobaj- Vajzë. Dane Hoxhaj- Ramicë. Hadër Hoxhaj- Sevaster. Tajar Xhaferaj- Karbunar. Aleksandër Gaçe- Lubonjë. Dhimitër Gjoka-Qeparo. Mynyr Hanaj- Vajzë. Petrit Derraj- Bashaj. Petrit Hajdini- Vlorë. Viron Tozaj- Kërkovë. Pajtim Bejleri-Trevllazër. Stavri Lepuri-Vlorë. Lirim Nezha- Dukat. Pelivan Barjamaj- Vlorë etj, etj

*Edhe kjo plejadë njerëzish të zakonshëm; ka kontributin e veçantë, sa dhe modest mbi të zakonshmit, në këtë hark kohor, ku punuan dhe kontribuan, punojnë dhe kontribuojnë në Vlorë, për të Rilindur Vlorën dhe Shqipërinë europiane. Lanë pas diçka, emrin e tyre modest dhe DISA; lanë emrin dhe vepra, të pashlyeshme; Udhërrëfyen, Shërbyen dhe nuk Rrëmbyen; Ndihmuan e nuk Penguan; Ishin, po dhe Mbeten…      

                           

SHKARKO APP