Kompania e tij drejt shitjes, por kush e vrau Gianni Versace-n dhe pse?

Giovanni Maria “Gianni” Versace, i lindur më 2 dhjetor 1946, ishte një dizenjator italian i modës dhe themelues i Versace, një shtëpi mode ndërkombëtare që prodhon aksesorë, parfume, make up, mobilje shtëpie dhe veshje.

Ai gjithashtu krijoi kostume për produksione filmike dhe teatër. Duke qenë mik me persona të famshëm, u bë një prej stilistëve të parë në botë që lidhi botën e muzikës me modën.

Versace u qëllua dhe u la i vdekur në vend më 15 korrik të vitit 1999, në moshën 50-vjeçare, teksa po kthehej nga një shëtitje në vilën e tij në Miami Beach, në Florida.

Ai u shpall zyrtarisht i vdekur nga spitali Jackson Memorial, më 9:21 të mëngjesit. Zakonisht, Versacembante një asistent me të cilin shkonte nga shtëpia në dyqanin e kafes, ku edhe lexonte gazetat, por atë ditë vendosi të shkonte i vetëm.

Versace u qëllua dhe u la i vdekur nga vrasësi profesionist Andrew Cunanan, i cili përdori të njëjtën armë për të vrarë veten tetë ditë më vonë.

Cunananishte i fiksuar me stilistin dhe shpesh fliste për shoqërinë e tij të ngushtë me Versacen, gjë e cila nuk u pranua kurrë nga familjarët e stilistit.

Megjithatë, sipas agjentëve të FBI-së, Versace dhe Cunanan ishin takuar më herët në një diskotekë në San Francisko, por kurrë nuk u mësua cila ishte lidhja dhe marrëdhënia mes dy burrave.

Maureen Orth, në një artikull të publikuar në vitin 2008 në Vanity Fair tregonte se Cunanandhe Versace ishin takuar në një klub nate në San Francisko në vitin 1990, bazuar në dëshminë e disa personave që i kishin parë dhe sipas tij, me shumë mundësi mes tyre ka pasur edhe takime të tjera intime, duke qenë se të dy frekuentonin të njëjtat “rrethe seksuale” në Miami dhe San Francisko.

Versace ishte viktima e pestë dhe e fundit e Cunanan, brenda tre muajve. Zyrtarisht policia ka thënë se nuk e ka ditur arsyen e vrasjes së stilistit të famshëm.

Trupi i Gianni-t u dogj dhe hiri i tij iu kthye familjes, e cila e hodhi atë në afërsi të liqenit të Komos, ku edhe ndodhet sot e kësaj dite, varri i stilistit.

Ceremonia funebre e tij u mbajt në katedralen e Milanos, ku mbi 2 mijë persona ishin të pranishëm, mes së cilëve edhe princesha Diana, e cila do të vritej në një aksident me makinë rreth një muaj më vonë.

Në shtator të vitit 1997, vëllai i Gianni-t, Santo, lajmëroi se ai do të ishte drejtuesi i ri i kompanisë Versace, ndërsa e motra, Donatella, do të ishte në krye të shtëpisë së modës, si stiliste.

50% e trashëgimisë, me dëshirën e plotë të Gianni-t, i kaluan mbesës së tij, Allegra Versace.

SHKARKO APP