Kompleksi i tradhëtarit që po e torturon këtë kryeministër

Nga Red Varaku –

Kryeministri ka rinxjerrë nga sënduku i shpifjeve, një histori dylekëshe kundër kryetarit të opozitës të provuar dhe të diskretituar gati pesëmbëdhjetë vite më parë si të pavërtetë me fakte.

Janë të shumtë ata që natyrshëm mendojnë se këtë ky po e bën për të zhvendosur vëmendjen nga kriza e rëndë humanitare dhe ekonomike ku ndodhet vendi.

Kjo për shkak se vendi po shkon drejt kolapsit ekonomik dhe pandemia ka dalë totalisht jashtë kontrollit, me njerëz që po lëngojnë dhe vdesin në heshtje nëpër banesat e tyre dhe që janë lënë absolutisht pa asnjë ndihmë dhe në mëshirë të fatit nga kjo qeveri.

Por, e vërteta është se ky kryeministër është në një gjendje aq të rëndë psiqike dhe mendore, sa as që ia ndjen për pragkatastrofën ku ndodhet vendi dhe as për qindra, mijëra familje, që dergjen shtëpive të harruar dhe të braktisur në pritje të vdekjes. Në fakt kjo është krejt normale për një njeri, i cili braktisi dhe fëmijën e tij për komplekset e tij psiqike.

Ajo që i intereson këtij njeriu narciz më shumë se jeta e qytetarëve është vetëm përmirësimi i imazhit dhe popullaritetit të tij të diskretituar në të gjitha trevat shqiptare dhe vendet ku jetojnë shqiptarë.

Ai konsiderohet sot si tradhtari më i madh i gjakut të derdhur për Kosovën dhe trafikanti më i madh i interesit tonë kombëtar, sepse të gjithë e kanë të qartë që falë gjunjëzimit të tij përballë Vuçiç, u kthyem nga faktori më i rëndësishëm në Ballkan në një popull vasal të Beogradit.

Kompleksi i tradhëtarit është kompleksi që po e torturon më shumë se çdo kompleks tjetër këtë njeri, ndaj skuqet, spërdridhet, hakërrehet dhe shpërfytyrohet sa herë dikush ia plas në fytyrë.

Relativizimi i kësaj të vërtete të hidhur me qëllim fshehjen e tradhtisë ndaj kombit shqiptar është dhe arsyeja kryesore se pse po sulmon sot skuthërisht kryetarin e opozitës.

Ndërsa, përdorimi i kësaj shpifjeje të ulët për nevoja elektorale nuk tregon vetëm përbuzjen e tij për luftën e UÇK, por njëkohësisht dëshmon se sa i rrezikshëm për interesat kombëtare është sot ky njeri që për pushtet është gati të shesë dhe sakrifikojë gjithçka, edhe gjakun e martirëve të derdhur për liri.

SHKARKO APP