Komunizmi si nazifashizmi!

Nga Aleks Martin Kapllaj –

Me 19 shtator te 2019, pak muaj me pare, parlamenti evropian miratoi rezoluten: RENDESIA E KUJTESES EVROPIANE PER TE ARDHMEN E EVROPES, duke denuar njekohsisht te dyja ideologjite, qe shkaterruan shume vende te saj gjate luftes se II-te boterore, nga nazifashizmi dhe per gjysme shekulli nga komunizmi!

Rezoluta e aprovuar nga parlamenti evropian eshte i argumentuar ne kater faqe e nder te tjera thuhet:

“Parlamenti evropian, duke u bazuar ne parimet universale te drejtave te njeriut e parimet themelore te Bashkimit evropian dhe duke qene nje komunitet i bazuar ne vlerat e perbashketa,

duke iu referuar Deklarates Universale te drejtave te njeriut te Kombeve te Bashkuara e adoptuar me 10 dhjetor te 1948,

duke pasur parasysh shume argumenta historike, qe vertetojne dhe denojne te dyja ideologjite,

duke konsideruar qe 80 vjet me pare, me 23 gusht te 1939, Bashkimi Sovjetik komunist e Gjermania naziste, firmosen traktatin e jo agresionit Molotov-Ribbentrop, me protokoll sekret, duke i ndare Evropen ne territoret dhe Shtetet e pavarur mes dy regjimeve totalotare e duke i grupuar ne sfera me interes, i hapi rrugen luftes se Dyte boterore,

duke e konsideruar qe krimet naziste jane gjykuar e ndeshkuar ne procesin e Norimberges, me prokuror te regjimit komunist rus dhe duke e pasur parasysh, qe komunizmi nuk eshte gjykur akoma, per krimet e saj e sheh se eshte urgente, domosdoshmeria e sensibilizimit, per te zhvilluar gjyqet per krimet e kryera nga stalinizmi dhe diktaturat e tjera”.

Nder te tjera, rezoluta, ne piken k te saj thote, se: “duke konsideruar se edhe pse me 24 dhjetor te 1989, Kongresi i deputeteve te popullit te Bashkimit Sovjetik, denoi firmen e paktit Molotov-Ribbentrop, ndersa, ne gusht te vitit 2019, autoritetet ruse i kane mohuar pergjegjesite dhe pasojat e ketij pakti, duke promovuar interpretimin se Polonia, Vendet Baltike dhe Perendimi, jane nxitesit e Luftes se Dyte boterore”.

Ne rezolute, nder te tjera shkruhet se, ne shume vende evropiane, eshte e ndaluar perdorimi i te gjitha simboleve totalitare si naziste, ashtu edhe ato komuniste e, e njekohsisht, duke marre parasysh se, ne shume vende te tjera, ex komuniste, partite e majta dhe ato te ekstremit te majte, vazhdojne te jene fanatike te nje ideologjie shkaterruese te njerzimit, eshte imperative edhe denimi ne te gjithe Evropen, te te gjitha krimeve qe ka kryer, kjo ideologji e cila duhet te hidhet ne koshin e historise, duke iu numeruar te gjitha krimet e tyre te dokumentuara edhe ne Librin e Zi te Komunizmit, ( Krimet, terrori, shtypja) te Stephane Courtois, me miliona viktima ne vendet ku ka sunduar:

Bashkimi Sovjetik, 20 miljon te vdekur,

Kina, 65 miljon te vdekur,

Vietnam, 1 miljon te vdekur,

Korea e Veriut, 2 miljon te vdekur,

Kambogja, 2 miljon te vdekur,

Evropa e Lindjes, 1 miljon te vdekur,

Amerika Latine, 150 000 te vdekur,

Afrika, 1 miljon e 700 000 te vdekur,

Afganistan, 1 miljon e 500 000 te vdekur, si dhe 10 mije viktima te partive komuniste te pa pushtet, e sheh si nje obligim etik dhe moral, ndaj te gjitha viktimave, per te denuar te gjithe ata qe me fanatizem u bene vegel e nje ideologjie gjakatare kunder bashkkombesve te tyre, dhe per te denuar ata, qe besojne akoma ne nje sistem vellavrases me rezultate veteshkaterruese, duke vleresuar autoret e krimeve dhe harruar viktimat e saj.

Njekohsisht, rezoluta e ngarkon edhe presidentin e parlamentit evropian, qe te trasmetojne rezoluten, Keshillit te Evropes, Komisionit evropian dhe qeverive dhe parlamentave te Shteteve antare te BE si dhe Dumes ruse dhe parlamenteve te shteteve te partneriatit, ne te cilen ben pjese edhe Shqiperia.

SHKARKO APP