Konflikti SHBA-Iran/Instagram fshin komentet pozitive për gjeneralin

Një zëdhënës i Facebook, tha për “CNN Business” se Instagrami po fshin gjithë postimet që mbështesin gjeneralin Iranian Qassem Soleimani, i vrarë pak ditë më parë në dalje të aeroportit të Bagdadit në Irak nga një raketë amerikane. Sipas CNN, veprimi i kompanisë Facebook po kryet në përmbushje të sanksioneve amerikane të vendosura ndaj Iranit. Vendimi për fshirjen e postimeve pozitive për gjeneral Soleimanin ka sjellë edhe reagimin e zyrtarëve të Iranit. Ali Rabiei, zëdhënësi i qeverisë iraniane e konsideroi këtë veprim si “jodemokratik”.

SHKARKO APP