“Koronavirusi i ri as i veçantë as i padëgjuar”, ja shpjegimi i studiuesit të epidemiologjisë

Studiuesi i e epidemiologjisë Erand Llanaj në një intervistë për Ora News sqaroi mënyrën sesi virusi i ri ka pësuar ndryshimet gjenetike dhe si ka kaluar nga lakuriqi i natës dhe pangolinët tek njeriu.

Sipas tij, familja e virusit është njohur rreth 80 vite më parë dhe format e tij më të njohura kanë qenë Sarsi në Kinë dhe Mersi në Arabinë Saudite.

Erand Llanaj: Ne kemi parë që koronavirusi aktual nuk është as i ri as i padëgjuar. 80 vite më parë ne kemi karakterizuar dhe identifikuar si komunitet shkencor të gjitha koronaviruset që infektojnë qoftë shpendët, qoftë derrat, qoftë lopët, të cilat ne i konsumojmë. Njëkohësisht tek njerëzit kanë ndodhur disa kalime evolucionare. Ka ndodhur në 1960 në SHBA, ka ndodhur në Holandë në 2004-2005 dy koronaviruse të ri dhe në 2003 u zbulua Sarsi në Kinë dhe Mersi në Arabinë Saudite, që po të ishte Mersi sot në vend të këtij koronavirusi, atëherë do të dukej si një fllad i lehtë ky koronavirusi ri. Megjithatë origjina aktuale tek virusi jonë i famshëm që ka bërë gjithë këtë marrëzi është se nuk është as i veçantë dhe as i padëgjuar. 

Analiza të ndryshme treguan edhe filogjenetikën, pra origjinën. Origjina nuk është gjë tjetër veçse në 2003 pas Sarsit ne kemi zbuluar një lloj koronavirusi të ngjashëm, i cili ndërvepron nëpërmjet kapësish  sinjalesh të cilët ky i joni i riu i ka cik më ndryshe, por ky virus sillet ndryshe në momentin e dërgimit të sinjalit. Ky virus ka profilin e  vet, mirëpo nga pikëpamja gjenomike ne shikojmë se sekuencat e gjilpërës, pra renditjet e gërmave të gjenit të cilat kodojnë për formimin e gjilpërave janë pak të ndryshme. Në kuptimin që thjeshti kemi parë në lakuriqët e natës, në pangolinët. Modelet e kompjuterizuara të fundit tregojnë se struktura gjenomike e virusit të ri ka mutacione dhe ndryshime të gërmave që ndodhin natyrshëm.  Virusi i ri tek këto dy gjallesa, lakuriqët dhe pangolinët vepron ngjashëm me këto receptorët tonë. Këtë e kemi konfimruar tek Mersi në 2003, ku kalimi nga lakuriqi ka ndodhur tek deveja dhe nga deveja tek njeriu. Ndërkohë Sarsi ka ndodhur nga lakuriqi tek macja sivet që ne nuk kemi në Shqipëri dhe pastaj tek njeriu. Në sekuencimin tonë të ekipit hungarez, pasi u morën mostra nga lavazhi bronkoalveolar në brendësi të mushkërive, u observuan ndryshime të këtyre gërmave ose mutacione dhe sinjalet transkriptomike të akumuluara evolucionare që kanë ndodhur në gjenomet e virusit të ri dhe që janë identifikuar edhe në vende të tjera. 

SHKARKO APP