Koronavirusi: Italia nis testimet për 5 vaksina, kur pritet të dalin rezultatet

Në Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi kanë nisur testet paraklinike për pesë vaksina për koronavirusin.

Të pesta vaksinat do të zhvillohen nga kompania bioteknike Takis ndërsa rezultatet pritet që të dalin nga mesi i majit. Ndërsa, testet e para tek njerëzit pritet që të nisin nga vjeshtja. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i kompanisë Luigi Aurisicchio, shkruan abcnews.al

Vaksinat do të bazohen në “rajone” të ndryshme të proteinës që quhet “Spike”, arma kryesore me anë të së cilës virusi arrin që të sulmojë qelizat respiratore tek njeriu.

Më herët u njoftua gjithashtu se Itali janë autorizuar medikamentet kundër Malarjes dhe sëmundjes së SIDA-s për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Italia është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, ndërsa mbetet vendi i parë në botë për numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi. Si pasojë e Covid-19, në vendin fqinj kanë humbur jetën 10,779 persona. /abcnews.al

SHKARKO APP