Koronavirusi ka pësuar mutacion, përhapet më shpejt por nuk është i rëndë
Koronavirusi ka pësuar një mutacion, i cili përhapet më shpejt por nuk i sëmurë personat aq rëndë sa variacionet e mëparshme të virusit.
Ky është konfirmimi që vjen nga një studim global që është publikuar në revistën mjekësore “Cell”, dhe ndan informacione për sekuencat gjenetike që kanë treguar një lloj mutacioni të versionit fillestar të virusit që po bëhet më dominant.
Shkencëtarët jo vetëm që kanë kontrolluar sekuencat gjenetike, por edhe kanë kryer eksperimente që përfshijnë njerëz, kafshë dhe qeliza.
Ata e emërtuan “G614” mutacionin e ri të virusit dhe theksojnë se forma e re, më e zbutur, e koronavirusit është përhapur nga Europa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Është më dominuesi, sa i përket infektimit të personave”, shprehet Erica Ollman Saphire, e cila ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar kërkimor.