Koronavirusi mbyll emisionin “Le Iene” në Itali

Emisioni i njohur investigativ italian “Le Iene” është ndërprerë për një kohë të pacaktuar.

Italia ka numrin më të madh të të prekurve nga epidemia e koronavirusit cka shkaktoi që dhe zemra e ekonomisë së saj, rajoni i Lombardisë, të vihet në karantinë. Koronavirusi është përhapur në mbi 6 mijë persona dhe ndër ta ka qenë edhe një nga personat brenda redaksisë së “Le Iene”.

Me anë të një deklarate për shtyp, Mediaset sqaroi se personi i prekur nuk është pjesë e ekipit të profesionistëve në brendësi të studiove televizive por megjithatë është vendosur që programi të ndërpritet si masë paraprake.

Të gjithë personave që kanë të bëjnë me programin iu është kërkuar të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre. Emisioni nuk do të vazhdojë më deri në një vendim të dytë në varësi të zhvillimit të situatës.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali aktualisht është 6387 ndërsa 622 janë shëruar dhe 366 kanë ndërruar jetë.

SHKARKO APP