Koronavirusi/Shefja e Shërbimit Infektiv: Shqipëria, vend me risk të vogël

Doktoreshë Najada Como, shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, e ftuar në ”A2”, foli për koronavirusin i cili po përhapet me shpejtësi në Kinë, ku i ka marrë jetën më shumë se 100 personave. Doktoresha u shpreh se në vendin tonë nuk ka vend për panik, pasi Shqipëria futet në vendet me rrezikshmëri të ulët nga ky virus.

”Nuk ka vend për panik, por ka vend për informacion. Koronavirusi është një virus që përhapet nëpërmjet ushqimeve që e mbartin ose nëpërmjet rrugës ajrore nga një person që është i infektuar. Ky infeksion prek rrugët e frymëmarrjes, prandaj shtohet shumë sensibiliteti karshi kësaj sëmundje sepse ekspozimi i njerëzve është shumë i lartë kudo ku ata marrin oksigjenin e tyre. Kina ka referuar raste, vdekje dhe një numër të madh të të prekurve. Ne jemi shumë larg nga Kina dhe për fat të mirë, në këtë rast, nuk kemi fluturime direkte për në Kinë. Tranziti është një lehtësi në kuptimin e skanimit të parë që i bëhet një personi. Tashmë është ulur numri i fluturimeve nga vendet që kanë fluks të shtuar të personave. Shqipëria hyn në vendet me risk shumë të vogël nga ky virus”.

SHKARKO APP