Koronavirusi, si po përjetohet izolimi në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë

Të moshuarit janë më të rrezikuarit nga koornavirusi. Për këtë arsye azili i të moshuarve në qytetin e Kavajës është karantinuar plotësisht.

Gazetari Leonidha Musaj zhvilloi një bisedë me drejtorin e kësaj qendre Neritan Pajaziti, i cili tha se aktualisht kujdesen për 60 të moshuar.

Ai shtoi se izolimi është mirëkuptuar nga të moshuarit, pasi kanë marrë parasysh rrezikun.

“Kemi 60 të moshuar, kemi edhe stafin tonë të përbërë nga 23 persona. Të moshuarit u merret përsipër ushqimi, veshja dhe të gjithë shërbimet mjekësore. Dhe përveç tyre personat që nuk marrin pension, shteti i paguan ndihmë ekonomike 60 milje lekë.

Janë mërzitur pak, por ne kemi vendosur ti izolojmë dhe na kanë mirëkuptuar. Qendra kapacitetin e ka 55 persona, por në situatën e tërmetit bëmë shtesa. Gjendja e tyre shëndetësore është relativisht e mirë, përveç atyre që kanë sëmundje kronike”, tha ai.

Si po perjetohet izolimi ne  shtepine e te moshuarve ne Kavaje | ABC News Albania

/abcnews.al

SHKARKO APP