Koronavirusi: Testi i ri që dallon Covid-19 nga gripi sezonal brenda 90 minutash

Testet e reja 90-minutëshe që mund të zbulojnë koronavirusin dhe gripin  pritet të aplikohen  javën e ardhshme. Tamponi dhe marrja e  ADN-së do të ndihmojnë në dallimin midis Covid-19 dhe sëmundieve të tjera sezonale.

Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë në Britani tha se këto risi të fundit për testimin e koronavirusit janë shpëtim i jetës. Ai gjithashtu shtoi se: “Miliona teste të reja të shpejta të koronavirusit do të japin rezultate në vend brenda 90 minutash, duke na ndihmuar të prishim shpejt zinxhirin e transmetimit. Fakti që këto teste mund të zbulojnë gripin, si dhe Covid-19 do të jenë jashtëzakonisht të dobishme pasi jemi duke shkuar drejt stinës së dimrit dhe virozat stinore janë më të pranishme.”

Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve  të testit kthehen brenda 24 orësh  por ka raste që përgjigjeja mund të zgjasë deri në dy ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pothuajse gjysëm milioni i testeve të reja të shpejta, të quajtura LamPore, do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme në klinikat shëndetësore dhe laboratorët. Gjatë gjithë vitit pritet që këto shifra të rriten raporton BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?