Koronavirusi, thirrja e Celentanos për të rinjtë: Grumbullimi nuk është një provë e forcës, por një çmenduri masive!

Përmes një video-mesazhi, këngëtari italian Adriano Celentano, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për të rinjtë. Grumbullimi thotë ai, nuk është guxim, por një çmenduri masive.

“Hej djem dhe vajza. Unë mendoj se ka ardhur koha të marrim një vendim! U bëj thirrje mbi të gjitha të rinjve. Ata që janë të rinj vetëm fizikisht. Sa për pjesën tjetër, ata janë shumë të vjetër për karakterin tim. Duhet të më falni. Sot unë jam 82 vjeç dhe ju, për moshën që kam, duhet të më mbani në krahë dhe të më ledhatoni siç bëni me fëmijë të vegjël, sepse vetëm kështu ju do të jeni në gjendje të shmangni budallallëkun e madh që i ka kapur të gjithëve.
Nuk jam duke iu referuar vetëm atyre që mohojnë krimet naziste ndaj hebrenjve.

Mohuesit e vërtetë janë ata të rinj që pa maskë, mblidhen të gjithë bashkë. Nuk respektojnë as distancë dhe asnjë rregull tjetër.

Dhe e quani këtë guxim? Jo. Kjo është një çmenduri e pastër masive. Mjekët me të drejtë thonë, ne duhet të largohemi nga shtëpia që të mos ndalojmë së studiuari, të punojmë, të bëjmë gjithçka sikur virusi të mos ekzistonte, sepse nëse ekonomia bie, ne jo vetëm që do të vdesim nga viruset, por edhe nga uria.

Ne kemi një qëllim për të arritur. Ndoshta më i rëndësishmi në histori. Sepse do të jetë ai i fitores. Dhe ne e dimë mënyrën për të fituar: ne duhet të respektojmë 100% rregullat e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ne duhet ta bëjmë. Bëjeni. Me patjetër. Përndryshe nëse vazhdoni të grumbulloheni, nuk e keni idenë se çfarë mund të na ndodhë. Por unë besoj te ju”, thuhet në mesazhin e Celentanos.

 

View this post on Instagram

 

“Hej djem dhe vajza. Unë mendoj se ka ardhur koha të marrim një vendim! U bëj thirrje mbi të gjitha të rinjve. Ata që janë të rinj vetëm fizikisht. Sa për pjesën tjetër, ata janë shumë të vjetër për karakterin tim. Duhet të më falni. Sot unë jam 82 vjeç dhe ju, për moshën që kam, duhet të më mbani në krahë dhe të më ledhatoni siç bëni me fëmijë të vegjël, sepse vetëm kështu ju do të jeni në gjendje të shmangni budallallëkun e madh që i ka kapur të gjithëve. Nuk jam duke iu referuar vetëm atyre që mohojnë krimet naziste ndaj hebrenjve. Mohuesit e vërtetë janë ata të rinj që pa maskë, mblidhen të gjithë bashkë. Nuk respektojnë as distancë dhe asnjë rregull tjetër. Dhe e quani këtë guxim? Jo. Kjo është një çmenduri e pastër masive. Mjekët me të drejtë thonë, ne duhet të largohemi nga shtëpia që të mos ndalojmë së studiuari, të punojmë, të bëjmë gjithçka sikur virusi të mos ekzistonte, sepse nëse ekonomia bie, ne jo vetëm që do të vdesim nga viruset, por edhe nga uria. Ne kemi një qëllim për të arritur. Ndoshta më i rëndësishmi në histori. Sepse do të jetë ai i fitores. Dhe ne e dimë mënyrën për të fituar: ne duhet të respektojmë 100% rregullat e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ne duhet ta bëjmë. Bëjeni. Me patjetër. Përndryshe nëse vazhdoni të grumbulloheni, nuk e keni idenë se çfarë mund të na ndodhë. Por unë besoj te ju.”

A post shared by Dritare.net (@dritare_net) on

SHKARKO APP