Kosovari tregon zemërgjerësinë: Ofroj strehim për një familje 10-anëtarëshe nga Shqipëria
Tragjedia që ka goditur Shqipërinë, ka treguar zemrat e mëdha të kosovarëve, të cilët nuk po rreshtin së ofruari ndihmë.
Pasi shteti dërgoi ushtrinë, tani kanë dalur individë që duan të ndihmojnë personalisht, raporton JOQ Kosova.
Blend Zymi, një qytetar nga Prishtina që merret me një biznes mesatar si përpunimi i mishit, ka hapur derën e shtëpisë për një familje nga Shqipëria. Ai ka thënë se do t’i strehojë ata derisa shteti shqiptar të bëjë zgjidhje.
“Derisa shteti shqiptar të gjejë zgjidhje për personat e prekur nga termeti, unë ofroj strehim për një familje nga Shqipëria deri në 10 anëtarë. Aq sa kam mundësi, bukë e kryp e zemër!”, ka shkruar Blend Zymi. Ai ka theksuar se ndihmë që iu është dhënë kosovarëve në kohë lufte, duhet të shpaguhet.