Krijohet klasteri i industrisë së drurit

Nga Tonin Alia

(Kryetari i “Shoqata e Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë”)

Muajt e fundit ka pasur një zhvillim shumë të rëndësishëm ne industrinë e drurit në Shqipëri. Kjo industri kaloi në një fazë tjetër falë mbështetjes së Cooperacionit Gjerman GIZ, përfaqësuar nga koordinatorja e projektit, Eranda Begaj dhe me ndihmën e ekspertes maqedonase të ekonomisë, Nikolina Trajanoska, e cila me trajnimet e saj i dha formë ideimit dhe krijimit të klasterit të industrisë së drurit. Klasteri është një grupim formal ose joformal midis ndërmarrjeve ose institucioneve, distributorëve të specializuar, universitetet dhe institucionet hulumtuese të tjera me interesa të përbashkëta. Lidhje e suksesshme në klaster rezulton me rrjetin e lidhjeve të dobishme reciproke për këmbimin e informacioneve, ideve, përkrahjes lidhur me teknologjitë e reja, studimet dhe zhvillimin, fitimin e aftësive, tregjet, modelet e reja tregtare dhe sferat tjera me interes të përbashkët. Klasterët i sigurojnë kompanitë, rajonet dhe vendet që të fitojnë një përparësi konkurruese afatgjatë, t’i shfrytëzojnë mundësitë që i sjell globalizimi dhe me sukses të ballafaqohen me sfidat e tij. Klasteri verpron si një ndërlidhës i fortë midis ndërmarrjeve dhe korporatave private, institucioneve shtetërore dhe shkencore si dhe universiteteve. Ky lloj bashkëpunimin është edhe celsi i zhvillimit afat gjatë të klasterit në vend. Në tetor të vitit 2011, u krijua “Shoqata e Prodhuesve të Mobilerisë të Shqipërisë” (SHPMSH) si  një organizatë vullnetare për mbrojtjen e interesave të anëtareve të sajë, si dhe e interesuar për zhvillimin e kësaj industrie në Shqipëri sipas standarteve europiane.

Objektivat tona në atë kohë ishin:

1-Rritja e shkallës së përfaqësimit në forumet e biznesit.
2-Rritja dhe zhvillimi i marrëdhënieve bashkëpunuese me interes reciprok të anëtarësisë.
3-Rritja e partneritetit publik-privat, si një marrëdhënie efikase bashkëpunimi mes SHPMSH dhe shtetit, për të shqyrtuar më shumë mundësi dhe ponteciale zhvillimi për industrinë e mobiljeve.
4-Mbështetje për krijimin e shkollave profesionale ku praktikat të zhvillohen në ndërmarrjet e tyre prodhuese.
5-Rritjen e përpjekjeve për anëtarësimin e SHPMSH në Federatën Europiane të Përpunuesve të Drurit.
6-Organizime dhe pjesëmarrje në ekspozita, seminare dhe takime “Be to Be” brenda dhe jashtë vendit, me qëllim promovimin e produkteve të drurit “Made in Albania”.
7-Pjesëmarrje në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare të prezantimit të teknologjisë inovatore, dizajnit, produkteve dhe lëndëve të para brenda profilit.
8-Krijimin e mundësive për futjen e teknologjive të reja të prodhimit të mobilerive, për të qenë sa më konkurues.

Nga informacionet që dispononte shoqata nga anëtarët tanë, që ushtronin veprimtari në dymbëdhjetë qarqet e vendit rezultonte se: Ushtronin aktivitetin rreth 1900 biznese nga të cilat 40%  janë biznese të mëdha dhe 60% biznese të vogla. Numri i të punësuarve në këto biznese ishte mbi 60 000 punonjës. Aktiviteti i tyre përfshinë prodhimin e mobiljeve, arredim të brendshëm të banesave, hoteleve, restoranteve, zyrave, qendra sportive e kulturore, komplekseve turistike, prodhin e dyerve dhe dritareve, prodhimi i banesave prej druri duke përdorur kryesisht lëndë të parë importi.etj. Njëkohësisht pozitive ka qenë futja e teknologjive dhe paisjeve të reja në këtë sektor, si rezultat i investimeve private të kryera prej 250 milion euro. Një pjesë e investimit është mbeshtetur edhe nga programe të ndryshme të aplikuara për vendin tonë nga organizata dhe fondacione ndërkombëtare. Fakt është se cilësia e mobiljeve të prodhuara në Shqipëri, ka ardhur duke u përmirësuar aq sa prodhimet vendore konkurojnë importin, e në mënyrë të veçantë ato të ardhura jashtë (Tregut Europian). Kjo është vërtetuar dhe nga suksesi i arritur në panairet kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara. Shoqata jonë ishte e ndërgjegjshme se sfidat po bëheshin përherë e më të vështira dhe se kërkonin hapa më të vendosur në funksion të përmirësimit të cilësisë, rritjes së prodhimit, përballimit të konkurueshmërisë dhe ballafaqimit me tregjet europiane e më gjerë, ndaj një pjesë e anëtarësisë së ish-shoqatës, mirëpriti dhe aderoi pa rezerva në klasteritën e industrisë së drurit,  krijuar dhe mbështetur nga Cooperacioni Gjerman, GIZ-it, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; Ministrisë së Infrastrukturës dhe Enegjise, AIDA-s dhe Universitetit Bujqësor. Tashmë organizata jonë e re ka të përcaktuar qartë vizionin, misionin, qëllimin strategjik dhe aktivitetet në vazhdim por kërkon përpjekje maksimale te anëtarëve krijues të klasterit dhe jo vetëm por dhe të strukturave shtetërore mbështetese që çdo ditë të ecim një hap më shumë në funksion të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët.

 Kjo sfidë kërkon angazhim konkret për të:

1-Sensibiliziuar të gjithë prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve të industrisë së drurit të bëhen pjesë e klasterit.
2-Rritjen e përpjekjeve lobuese pranë strukturave shtetërore për zgjidhjen e një sërë problemeve dhe shqetësimeve që ka sot ky sektor.
3-Konkurimin me projekte dhe sigurimin e mbështetjes financiare dhe të tregjeve më të favorshme.
4-Plotësimin e kushteve të nevojshme për anëtarësimin e klasterit në organizatat ndërkombëtare që operojnë në fushën e përpunimit të drurit.

Gjatë promovimit u zgjodhën dhe oraganet drejtuese të tij:

Kryetar-Sulejman Ulliri
Drejtues Teknik-Preng Prenga
Menaxhere-Julinda Kllapi

Përveç përkrahjes së jashtëzakonshme të subjekteve prodhuese në industrinë e drurit, që janë dhe aktorët kryesorë të kësaj nisme, GIZ si nismëtarë dhe ekspertë të ekonomisë me trajnimet e saj, gjetëm dhe një mbështetje jo fortë të vogël edhe nga ana e institucioneve shtetërore dhe universitare, ku nuk mund të lë pa përmendur miqtë nga:

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë

Nikoll Gega-Ish-përgjegjes sektori
Genci Hoxhaj-Përgjegjes sektori i Politikave Industriale
Laureta Dibra-Përgjegjes sektori
Preng Prenga-Përgjegjes sektori

Ministria Financave dhe Ekonomisë

Majlinda Hafizi-Drejtoria e Zhvillimit të Politikave  Ekonomike

AIDA

Pëllumb Qoseja-Ekspert

Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Ines Mucostepa
Majlinda Saraçi

Fakulteti i Shkencave Pyjore, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Leonidha Peri-Dekan
Entela Lato
Arben Bejtja

 

Tonin ALIA

Kryetar i “Shoqatës së Prodhuesve të Mobilerisë së Shqipërisë”

 

 

SHKARKO APP