Krim mbi pyjet
Nga Selman Mziu –
E dhimbëshme, përvëluese shpirti, të shkruash për djegje fëmijësh, burrash, grashë, ne kremotariumet të Gjermanisë naziste. Apo djegje të tilla kryen serbët në Kosovë e Shqiperine veriore nga viti 1913 deri në vitin 1921. Gjithëkush kujton krimet makabre të neofashistëve Grekë në Jug të Shqipërisë, në Çamëri e deri në shqipërinë e mesme. Shtatore të bronxëta janë ngritur në kujtim të tyre. Janë thurur kangë vajtimore, poezi e poema, tregime, novela e romane, drama, skenar filmash të cilat kullojn dhimbje, kullojn tmerr e gjak njerëzish, ngjallin kujtime dritheruese, copezim zemrash nga helmi I dhimbjes. Të gjitha këto tragjedi i shkaktoi njeriu prej mishi e kockash, me shpirt e zemër, me urdhër komandantësh e udhëheqësish ushtarak, pushtetarësh e politikanësh. I urdheruan, edukuan, mësuan ato të cilët nuk patën aspak mëshirë, dhimbje, nuk ju plasi zemra e shpirti kur derdheshin plumbat mbi njerëzit e pafajshëm. E njëjat gje ndodhi kur kufomat e femijëve ap të grave me barre iu digjesh mishi si qiriu. Jo se po të gjykonin qe nga urdhëruesi deri te ushtari nuk do t’i kryenin.
Edhe gjallesat e tjera mbi tokë ndjejn dhimbje. Po edhe qajn e nxjerrin dhimshurisht tingujt e dhimbjes. Tërheqin pranë vetes për ta mbrojtur të sapo lindurin, engjëllin e tyre, vogëlushin e tyre. Përgjegjësia e amshuar e nanave. Ligje që natyra i ka mbjellur ne qënjet e gjalla për të ruajtur llojin, larminë e jetëve. Edhe njeriu përgjithësisht kështu vepron. Por ja që shkalla e dhimbjes dhe e përgjegjësisë është si dy anët e një medalja. Si e gjelbërta dhe e zeza, si toka e plleshme me atë me eshtra të daluna jasht nën diellin përvëlues, si pyjet e aheve, pishave dushqeve, me sipërfaqet e pafundme të shkretëtirave të Saharas e Gobit Mongolez.
Shtatorja e rrudhosur, e zgavëruar dhimshëm nga gjuhët e flakëve, krimbat e insektet, me pamjen skeletike, të zituar tmerr ndjellëse e një pishe të zezë. Ajo qëndron ende në një këmbë, heshtake, e ligështueme, e mjerueme, këtu në Ekonominë Pyjore ‘’Vidhas Skendrebegas,, të Gramshit, në malin e Simanit, Gropas. Ka dhjetra vjet që kjo deshmitare e një therrorie njerëzore qëndron kështu si mumje e natyrës se masakruar. Ishin një apo dy njerëz që me dëshire i vendosën flakën eshkrepses pishnajave të zeza. Vendi u mbulua me hirin e trupave shtatëlarta te pishave, barërave shkurreve, shpendëve e insekteve. Shkretëzimi binte erë mbytëse. Peizazhi vajtonte kujshëm nga shëmtira dhe pa jëtësia. Pylli nuk pati fuqi të ripushtonte trojet e veta. Të krijonte vllaznine e vetë, shoqërinë biokelogjike. Të ripërtrihej duke vegjetuar, marrë fryme, thithur ujë e ushqim nga kjo tokë në faqet e maleve, trojet e tyre miliona vjeçare. Por fati i madh la shtatoren e krimit të pishës më gjigande, që temperaturat e larta, flakët, nuk e shkrumbëzuan, nuk mundnin me flijua si mijëra të tjera bija të saja.
Fatkeqësi e madhe ende vazhdon që njeriu nuk gjykon, nuk ka shpirt e zemër, nuk i punon llogjika. Ndërsa shteti ende i fshehur. I padukshem. Kriminel. Demagogë. Akull i ftohte me pyllin. Sharlatan e kriminel si ato që digjnin të gjallë njerëzit, në furra drush, në shtëpitë e tyre, në turra drush, në lëngun e benzines naftës, ziftit. Ka tre ditë, që pranë këtij monumenti kuptimplotë po digjen, shkrumbohen nga flakët dhjetra hektar pyje pishnajash të zeza. Shtatorja dëgjon kërcitjet e zjarrit, shikon flakët që ju ngjiten trupave të tyre drejt kurorave si dragonj të zjarrte. Askush nuk afrohet. Akush nuk lajmeron. Askush nuk ndërhyn. Zjarri po përpinë pishnajat me gjuhët e flakëve. Po hirëzon gjallesat gjigande mbi një shekullore e gjithëçka që gjejnë përpara gjallesa plotë jetë, dëshirë per tu ushqyer, marrë frymë, jetuar gjiothmone dobiprurëse në hallkat e zinxhirit të jetës. Shtatorja qëndron me një këmbë të skeletizuar. Nuk e dimë se sa do i zgjase jeta tanima e vetme në mes të livadhit. Kjo fosilje, kjo statujë, ky obelisk duhet të hiqet nga këtu. Ajo duhet të vendoset mbi një piedestal, të trajtohet, e vendoset para Kryeminstrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Le ta shohin deputetët e tridhjetë vjetëve bark dhjamur e të krymbur nga pasuria e vjedhur. Ta shikojn pushtetarët e sotëm e të djeshëm. Le të mos e nderojn. S’ka gjë të mos e përshëndesin me grusht ose me dorë. Ky ish dru pyjor, pishë zezë, e gjymtuar, e shëmtuar, e shpërfytyruar, e ç’ngjyrosur marrëzisht nga e gjelbërta, deshmitare e vlerësimit të natyrës e pyjeve nga këto korkodila politikanësh e pushtetëmbajtësish.
E ndërsa pakujdesia, kriminelët e natyrës, shteti i pa aftë, i pa organizuar në fushën e pylltarisë, i paralizuar plotësisht nga vlerësimi i pasurisë pyjore ka lanun fatin e saj nën zjarret shkatrrimtare kudo në pyjet e mbetura.
Dhe ja: ‘’Sot i gjithë brezi malor shpati prendimorl i malit te Majes Zezë. Shkodër S.M ) nga Riolli e deri afër Ranës së Heldhur ishte nën pushtetin e zjarrit. Tymi kishte mbuluar tërë atë zonë, dhe zjarri po zbriste posht monopatit drejt bregdetit. Duke e vëzhguar, sigurisht nga largë, ai po vazhdonte në qetësin e vet pa e trazuar askush,, shkruan inxhinieri i apasionuar e veteran i pyjeve Islam Laçaj në fb.
Akoma më tej: ‘’ Pamje apokaliptike mbi malin e Kakarriqit, mes Lezhës dhe Shkodrës. Ky mal përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të Veri-Perëndimit të Shqipërisë. Veç të tjerave, Mali i Kakarriqit si pasuri kombëtare, është habitati i sherebelës së egër, më të mirë në botë, salvia officinalis! Ka një muaj që mali vazhdon të digjet!,, Shkruante dje gazetari i emisionit Hapsira e blertë në fb.
Katastrofa ekologjike e pyjeve shqiptare vazhdon pa u ndaluar. Pasojat e zjarreve janë me ndikime të rënda mbi ekositemin natyror pyjore, për ekonomine shqiptare dhe vete jetën e popullsise të këtij vendi mesdhetar. Pakujdesia e shtetit të sotëm, e qeverisë së Edi Ramës do të mbetet njolla më e turpshme në mbrojtjen e pyjeve dhe të natyrës. Përgjegjësia para brezit të sotëm dhe të ardhshëm janë mjaft të mëdha në humbjet ekonomike, shëndetit të njerëzve, turizmit malor, shkatrrimit të shtresës biologjike të tokes dhe prishjen e zinxhirit të ekosistene të jetës në përgjithësi, me ndikim kombëtar, ballkanik dhe më gjërë.
04. 08.2020 Dr. SElman Meziu