Krishtlindje në pandemi, pjesëmarrja në shërbesë e ulët, besimtarët luten për shëndet

Krishtlindjet këtë vit do të festohen në kushte  jo normale, për shkak të kufizimeve të vendosura për parandalimin e pandemisë

Në kishën ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në vigjilje të Krishtlindjes besimtarët luten për më shumë shëndet.

BesimtariLutemi për mbarësi, aq më tepër tani që është kohë pandemie, Krishti është vaksina më e përshtatshme që të kalojmë këtë situatë.

Besimtarja:  Shëndeti i pari, pastaj mbarësi.

Ata thonë se pranojnë çdo masë që në  qendër të vëmendjes kanë shëndetin.

BesimtarjaBesoj janë të gjitha në favor të shëndetit tonë.

Këtë vit, në tryezën tradicionale nuk do të ketë të ftuar jashtë familjes.

BesimtarjaPër këtë vit urojmë që vërtetë të na sjellë shpresë, gëzim dhe dashuri…

Besimtarja:  Me fëmijët, me djalin dhe me nusen dhe burri vetëm anëtarët e familjes

Përfaqësues të kishës thonë se pjesëmarrja në shërbesën e orëve të mëdha të Krishtlindjes ka qenë më i ulët se në kushtet normale, por i kënaqshëm duke marrë parasysh kushtet e pandemisë.

PriftiE kënaqshme, ishin shumë njerëz që morën pjesë në shërbesën e orëve dhe të liturgjisë së madhe të Shën Vasilit të Madh. Ndonëse shumë njerëz janë në punë dhe në detyrime të ndryshme por ishte dicka e kënqashme.

Më 25 dhjetor në kishën ortodokse “ Ngjallja e Krishtit” do të organizohen dy mesha, një në orën 7 dhe një tjetër në orën 10, për t’iu dhënë mundësinë të gjithë besimtarëve të jenë pjesë, por dhe pa lejuar grumbullimet.

Ora News - ‘Krishtlindje në pandemi’, pjesëmarrja në shërbesë e ulët, besimtarët luten për shëndet

/Ora News

SHKARKO APP