Kritikoi Salvinin, kërcënohet kandidatja shqiptare për zgjedhjet evropiane

Fyerje e kërcënime ndaj kandidates shqiptare për zgjedhjet evropiane në Itali, Geri Ballo, janë verifikuar në rrjetet sociale pas intervistës së saj për një media italiane ku ka drejtuar gishtin ndaj ministrit të Brendshëm e njëherësh zëvendëskryeministrit Matteo Salvini, të cilin e këshillon ashtu siç këshillohen fëmijët, të mos qëndrojë gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të simpatizantëve të Partisë Lidhja, të cilët në Facebook kanë përdorur një fjalor fyes e kërcënues ndaj saj e ndaj të gjithë shqiptarëve.

“Ia mbathët nga Shqipëria për t’i shpëtuar të majtës, komunizmit e tani që jeni në Itali doni të votoni të majtën. Jeni të çmendur. Veni në punë dhe atë pak tru që ju ka mbetur”, shkruan njw qytetar me O.L.

“Kjo është një tjetër shërbëtore e false. Shko në vendin tënd të predikosh, e poshtër”, komenton G.B.

“Me gjithë respektin, por pse nuk merresh me vendin tënd, shkruan një tjetër. E nuk jam racist ta dish”.

 “Shko kandido në Tiranë”, “Kthehu në vendin tënd,” Nëse je e zonja shko dhe kandido në Shqipëri”.

“Atëherë je shqiptare e me rrënjë myslimane”, shkojnë më tej komentet.

 “Ti nuk je italiane, kush të kërkoi, kush të do, kush pyet për ty, shko zhduku nuk na hyn në punë”.

Mjaft prej komentuesve i mëshojnë fort kritikave ndaj kandidaturës së Geri Ballo me të majtën italiane.

“Flet për regjimin e egër të komunizmit në vendin tënd e vjen e kandidon me PD që është bija e komunizmit.”

Geri Ballo në një intervistë për RTV Ora ka shprehur motivin e zgjedhjes së saj për të kandiduar me Partinë Demokratike që siç thotë ajo është një forcë politike pranë e në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve. /Ora News

RTV Ora - Kritikoi Salvinin, kërcënohet kandidatja shqiptare për zgjedhjet evropiane

SHKARKO APP