Kriza prek edhe tregtarët e luleve, por porositë dërgohen me mënyra të sofistikuara

Mbyllja e një sërë bisneseve dhe sipërmarrjeve por edhe dyqaneve që përfshihen në biznesin e vogël e nga ana tjetër kufizimi i lëvizjeve të qytetarëve, e ka orientuar shoqërinë drejt përdorimit të mekanizmave të reja të shitjeve dhe blerjeve.

Kjo po vihet re në shumicën e vendeve në botë ku bizneset kanë nisur masivisht tregtimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre online, ndërkohë që një fenomen i tillë pavarësisht se ekziztent edhe më parë, ka nisur të përdoret masivisht edhe në Shqipëri

Fax News ndaloi në një dyqan lulesh në kryeqytet, pronarja e të cilit tha se porositë i merr në çdo orar përmes faqeve që ka hapur në rrjetet sociale apo numrat e kontakteve, ndërsa poriositë dërgohen në adresat përkatëse të klientëve brenda fashave orare që ka vendosur qeveria.

Ajo tha se tregtimi i luleve ka njohur rënie drestike por që mbijetesa është arsyeja që i shtyn drejt përdorimit të strategjive të mundshme.

“Kemi punuar online, porositë i dërgojmë në adresat që na nisin. Nuk bëhet fjalë si në ditët e zakonshme, na shkruajnë në rrjetet sociale, apo përmes numrave të telefonit. Ka një rënie të padiskutueshme të shitjeve por e kemi bërë nga halli dhe që të mos e mbajmë dyqanin mbyllur. Edhe furnizimet i marrim në bazë të porosive, aq sa na porositin, aq marrim. Kishte rezerva se ishim fiks pas festive kur u mbyllën. E kam dyqanin pranë banesës dhe punoj me orar të reduktuar sipas udhëzimeve.

Ne po mundohemi se si do e përballojmë këtë situatë, por të mbijetojmë. Nuk ka ndryshime të çmimit pavarësisht situatës. Edhe porositë dërgohen brenda fashës orare pavarësisht se porositë mund të bëhen në çdo kohë”, tha tregtarja për gazetaren Jonada Zelka.

SHKARKO APP