Kryemadhi: Protesta e fermerëve, e drejtë dhe njerëzore
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Byro Politike’ në ABC Neës ka folur mbi protestën e fermerëve të zhvilluar ditën e sotme. Ajo e ka cilësuar protestën e fermerëve jo vetëm të drejtë por edhe njerëzore, pasi mundi i tyre po shkon dëm.
‘Protesta e fermerëve në Lushnjë është një nga protestat më legjitime dhe më njerëzore, që tregon hapur dhe mënyrën sesi shteti në këto dy vite jo vetëm ka bllokuar komplet funksionimin e bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri.
Mungesa e përgjegjësisë dhe papërgjegjshmëria e qeverisë ndaj 5 kërkesave që kanë fermerët, që çfarë kërkojnë? Kërkojnë subvencionimin për prodhim, kërkojnë heqjen e TVSH-së së famshme që ka krijuar një konflikt fals midis prodhuesve dhe grumbulluesve. Kërkojnë dëmshpërblim në rast përmbytjesh si dhe përfshirjen e Ministrisë së Bujqësisë për ngritjen e laboratorëve të nevojshëm për matjet e nevojshme dhe për inputet po ashtu, sepse qeveria tha që ka hequr 20 për qindëshin e inputeve, por në fakt jo vetëm që nuk u ul çmimi i inputeve, por përkundrazi u rrit. Dhe të gjitha këto inpute kaluan në dorën e një individi apo kompanie të caktuar.’