Kryeministër apo klloun pa “ngjyra”? Veshja e Ramës bie sërish në sy

Ndoshta gjatësia trupore e kryeministrit bën që ai të ketë gjetur rehati me veshjen aspak serioze, por gjithsesi pavarësisht kritikave ai nuk ka ndërmend t’i heqë brekushet.

Rama është parë edhe sot në takimin e tij në Nivicë, i veshur me një palë çitjane/brekushe të zeza, një xhaketë si pallto dhe këpucë që ia nxirrnin këmbën edhe njëherë më të madhe seç mund ta ketë.

Veshja e kryeministrit ngjason me ndonjë veshje klouni që hedh sipër çfarë i del përpara dhe detyra e tij është argëtimi i njerëzve me pamjen e tij qesharake.

Megjithëse Rama mbajti një fjalim të gjatë në Nivicë, na vjen keq ta themi por sërish vëmendjen e publikut ia mori veshja e tij.

SHKARKO APP