Kryeministër! Dëgjo Xhonsonin më shumë nga Benin…

Nga Shpëtim Nazarko – Për rastësi, kur po shkruaja këtë artikull me cip të veshit, po dëgjoja Mustafa Nanon që kish marrë në intervistë Kryeministrin. Ngrita kokën kur papritur u përmënd emri i Lindon Xhonsonit… Sepse pikërisht atij po kërkoja ti referohesha dhe unë në shkrim.

Kryeministri e përmëndi në një kënd tjetër ish Presidentin amerikan, që nuk donte të ishte ai, që ti jepte popullit amerikan lajmin e vrasjes së Kenedit.

Nuk ishte ajo që prisja unë…

Lindon Xhonsonin, unë po e përmënd për gjë tjetër. E kam përmëndur disa herë në emisione televizive të ditëve të fundit. Si ideator të dhënies së asaj që unë e quaj “Tollonë bashkiake” e në terma populli apo Kupon apo Cek etj, etj.

Kundër thuajse të gjithë zërave të shumicës, duke ruajtur megjithatë një optimizëm të përmbajtur, mendoj dhe e kam shprehur se Shqipëria e ka kaluar Pikun e kësaj sëmundje. Po cfarë na pret? Kjo është pyetja që në këto moment, më mundon më shumë se Korona.

Nuk ka nevojë të shpjegohesh shumë për të keqen, që duhet të presësh. Mjafton të lexosh historianët e krizave të ekonomisë dhe e mer përgjigjen. Pikërisht kjo të shpie në pyetjen cfarë të bëjmë?

Xhonsoni që përmëndi Kryeministri në thelb, futi në 1964 Kuponin, apo ndryshe Tollonin bashkiak… Amerika në vetevete, këtë e ka mjet të zakonshëm, për një arësye të thjeshtë. Megjithse vëndi më i pasur në botë, ka dhe numurin më të madh të të varfërve. Për statistikë nga 1964, kur u vu në veprim Tolloni apo Kuponi, e kur të varfërit aty ishin 10, 5 përqind , sot prapë janë aty të 10,1 përqind.

Vec të tjerave, Kuponi ishte si ide e lidhur me forcimin e bujqësisë së vëndit. Ideja përmban brënda filozofinë e Kejnsit që Amerika e Rusveltit, e praktikoi në krizën e madhe dhe mbetet si e saktë në kohë krizash.

Për të mos bërë ironi dhe për tu kthyer në temë, mund të përsërisim Kryeministrin, se nëse situata e këtij filmi me sëmundjen e tanishme, është e paqartë e nuk ka heronj, menaxhimi i krizës ekonomike, ka heronj dhe nuk ka pse të shpikim.

Thënë troc. Unë nuk besoj se situata post sëmundje e fillim krize ekonomike, zgjdhet me mjete taktike, që sido të pasqyrohet në televzion, etj është thjesht e pamjaftueshme. Për të mos thënë do të thellojë krizën ekonomike.

Ndihmë familjeve dhe biznesit të vogël me pagë lufte apo Kupon?

Xhonsoni dhe Amerika thotë Kupon. Në 2018, dmth dy vjet më parë Amerika këtë shifër të Kuponit, e kishte 57 miliardë dollarë. Kjo metodë nuk zëvëndësohet dot me mjetet që improvizojmë ne dhe që Ben Ahmetaj e paraqit, natyrisht duke bërë zëdhënësin e Kryeministrit.

Besoj thjesht se Kuponi, është mjeti më efikas dhe më i provuar. Mban njeriun në dinjitetin e varfërisë së tij dhe respektin ndaj shteti që e përkrah. Kundër idesë së Ahmetajt nuk besoj, se është i papërshatshëm ngase do rrisin cmimet supermarketet.

Besoj të kundërtën. Të shpërndara nga bashkitë, që kanë lista të përpikta të familjeve që kanë nevojë për ndihmë, ajo merr formë të organizuar. Zëvëndëson lloj lloj aktivistësh (pa i fyer) që venë e vijnë, për të shpërndarë ndihma, që sic dihet në rastë të tilla krize, janë maksimumi, ndihma casti.

Tolloni apo Kuponi, lidhet sic e kuptuan amerikanët dhe me bujqësinë . Kemi rastin më në fund të kthejmë kokën nga fshati dhe të rishpikim vetvete.

Është në thelb edhe detyrim absolut, që na imponon të vendosim menjëherë mardhënie me fshatin, për të rritur produktet tona. Nëse nuk e bëjmë e bazohemi te “Paga e luftës” nuk është e vështirë të parashikohen pasojat. Leku do të zhvlerësohet, cka është normale. Nëse ne ende e kemi raportin import –eksport akoma shumë të keq, atëhere do rriten cmimet edhe me manovrën që Ahmetaj e përmënd në rastin e dhënies së ndihmave për të evituar rritjet e cmimeve apo spekulantët. Do blejmë me euro, ngaqë importojmë….

Po ky është rasti më i mirë. Një pjesë e vëndeve sot kanë blllokuar trasportin e eksporteve bujqësore. Kjo do ti cojë ca më shumë cmimet më lart.

Ç’të bëjmë?

Mendoj të zëvëndësojmë “Pagën e luftës” me Kuponin. Së dyti të vemë në fshat që tani dhe të shohim me vigjilencë, e të ndihmojmë pafund fshatarin në prodhimet e tij. E të ndalojmë edhe ne eksportin e produkteve bujqësore.

Shumë njerëz do ta quanin demode ktë punën e Kuponit. Ja Trampi po jep para, e ne po ndjekim formën moderne të ndihmës. Pra po paguajmë me para në dorë si… Trampi.

Për ne nuk kavlerë kjo strategji. Trampi I përdor dhe paratë dhe Tollonin. Po mund ti referohemi dhe historisë.

Perandoria spanjolle, ndoshta nga më të pasurat e gjithë historisë në kohën e lulëzimit të saj humbi thjesht sepse… nuk punoi tokën. Cdo punë e zgjidhte me florinë, që u kishte grabitur të tjerëve.

Edhe Roma e lashtë, ra thonë një pjesë e historianëve, sepse u rrit cmimi pafund i grurit që duhesh marrë gjithnjë e më larg, sepse toka e varfëruar nga që mbillej vetëm me të, nuk po jepte më grurin.

Duke e mbyllur analizën. Epidemija te ne po shkon drejt fundit. Po nëse ajo po mbyllet në mënyrë aritmetike, kriza ekonomike do të të përplaset në progresion gjeometrik.

Duhet dëgjuar Lindon Xhonsoni dhe ca më shumë paraardhësi I tij Rusvelti. Thjesht, për mua duhet të bëhemi gati të hapim pafund punë publike, të përdorim Tollonin dhe të vrapojmë në fshat, për të ndihmuar në rritjen e prodhimit, e për të mbajtur krizën ekonomike në binarët e arësyes. Të ndalojmë eksportet bujqësore …

Historia nuk zgjidhet me “Pagë lufte” e me vullnetarë që vijnë vërdallë andej këndej . Sado të shkathët e të saktë të jenë, duhet thënë shkurt. Mjeti nuk e zëvëndëson Metodën. Pakot e ndihmës janë Mjeti, e jo Metoda….

Thënë ca më shkurt. Kryeministri duhet të zëvëndësojë Benin me Xhonsonin. Përndryshe mund të them se ka zëvëndësuar Mjetin me Metodën. Thënë në mënyrë më cinike pa fyer njeri. Hileja nuk mund ta zëvëndësojë dot Rregullën.

SHKARKO APP