Kryeministri britanik i vendos djalit emrin e mjekëve që i shpëtuan jetën
Kryeministri britanik Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie Symonds u bënë për herë të parë prindër të një vogëlushi më 29 prill. Kreu i shtetit, e quajti të birin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson. Emrin e mesit, Nicholas, çifti ja vendosi në nder të dy mjekëve që i shpëtuan jetën gjatë luftës së tij me Covid-19.
“Wildred, është emri i gjyshit të Boris-it, Lawrie është emri i gjyshit tim, ndërsa Nicholas e quajtëm në nder të dy mjekëve, Nick Price dhe Nick Hart, që shpëtuan jetën e tij muajin e kaluar.”- shkruan partnerja e Johnos në Instagram.
Një gjest i tillë duket se i ka emocionuar shumë mjekët, të cilët i kanë shprehur mirënjohjen e tyre familjes së re.
“Jemi shumë të nderuar dhe të përulur ndaj kësaj mirënjohjeje dhe falenderojmë gjithë ekipin mjekësor me të cilin punuam. I urojmë shëndet familjes së re.”-janë shprehur mjekët.
Djali i kryeministrit lindi 17 ditë pas daljes së tij nga spitali ku po luftonte me koronavirusin. Gjendja e tij u përkeqësua dhe iu desh të kalonte 3 ditë në terapi intensive. Madje, gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Johnson tha se situata e shëndetit të tij ishte aq kritike sa mjekët kishin planifikuar edhe një plan në rast se kryeministri do të ndërronte jetë.
Burimi: CNN & BuzzFeed