Kryeministri ndalet vetëm po e rrethoi populli

Nga: Ylli Dylgjeri

A ka qënë gjithmonë ky regjim zgjedhjesh?  Kjo gjuhe? Ky komunikim gjate fushatash? Po! Ka qene sipas përgjshmerise dhe nivelit kulturor te Titullarit te Partise. Fatkeqesisht nivelet kane qene shpesh here te ngjashme dhe te trashegueshme. Drejtimi harbut, feudal, banditesk e ka shoqeruar fushaten zgjedhore shqiptare. Zhvillimet “paqesore” jane vetem per raportet e vezhguesve. Flas per periudhen nga viti 2000 e ketej. E deklaroj me pergjegjesi e pa komedi. Jam autor dhe aktor ne disa fushata te se majtes ne Shqiperi.

Ne fushatat zgjedhore dy partite kryesore i ngjajne njera tjetres ne zhargon, në fjale e në gërme. Ekipet zgjedhore rendom jane skuadra intelektualesh. Mund te veçoj nje perpjekje te PD me KOP-in në vitin 2005. Me pas…Selanik e tatepjete. Nese çedojne Titullare, banditet mbërijne ne sofër. Me to behet kuvendi, me to behet termeti, me to behet edhe qameti.Vetem Titullaret jane ato qe ofrojne bandite dhe huligane ne korridoret e partive dhe shtabet elektorale. Ne kete pike, le te behen 100 raporte integrimi, e verteta mbetet ne audiopergjim.

Ne vazhdojme te mbetemi nje ekip miks i cubave, me dhe pa kollare. Ky nuk eshte lajm i ri dhe as i paditur per shtabet elektorale zgjedhore. Kështu kane vepruar ne fillimet e demokracive edhe në vënde të tjera në perendim. Ne zgjedhjet e 2005, ne Sarande, një bandit që erdhi me iniciative, pa e ftuar kërkush në një nga qendrat e votimit ku konkuronte Kryeministri bëri edhe të pabëra! Banditi me dy pistoleta ne brez, montoi dy artopalante në xhipin e Tij dhe lëvizte nëpër qytet duke therritur; Votoni Nanon se u q…nënat! Ishte skandal per mua dhe qytetaret që e dëgjuan. Sigurisht banditin u neutralizua, por nëse do e shkelte syrin Kryeministri (kandidat), banditin do e kishin Minister edhe sot. Ndaj nuk çuditem kur Kryeministri “Ynë”, kapadai, deklaron sërisht se ashtu do të flas serisht në zgjedhje. Dhe Kryeministrin sërisht nuk e ndalim dot, sepse Atë e e rrethojne banditët. Kryeministri ndalet vetëm po e rrethoj populli. Mirupafshim në Bulevard në orën 20.00

SHKARKO APP