“Kryetari komik i OSBE”!

Elmaz Sherifi

Nga Elmaz Sherifi –
Akti final i Helsinkit me 1 gusht 1975 themeloi KSBE .Konferenca per Sigurim dhe Bashhkim Europian. Pas renies se Murit te Berlinit, me 1994 ndryshoi emerin dhe misionin, dhe quhet OSBE.
Ne OSBE jane 57 vende. Organi me perfaqesues vendimmarres eshte Asambleja Parlamentare me 300 deputet qe dergohen nga parlamentet e vendeve pjese marrese dhe Samiti i Keshillit te Ministrave i cili per here te fundit eshte mbledhur ne 2010.
Keshilli Ministror perbehet nga ministrat e jashtem te 57 vendeve, te cilet drejtojne cdo vit me rotacion OSBE.
Per here te pare Kryesia e saj drejtohet nga nje kryeminister.
Te organet ekzekutive pervec sekretarit te Pergjithshem, dy jane zyrat me te rendesishme.
1. Zyra per institucione demokratike dhe te drejtat e njeriut/ODIHR, me qender ne Varshave, qe monitoron si respektohen standardet e zgjedhjeve parlamentare dhe ato vendore, lirite e te drejtat themelore te njeriut e mosdiskriminimi nga Institucionet e shtetit, ashtu si erdhen edhe ne Shqiperi e bene raport teper negativ per zgjedhjet vendore te 2019,dhe zgjedhjet parlamentare te 2017.
2. Perfaqesuesi i Lirise se Medias me qender ne Vjen. Edhe ky institucion beri vrejtje per ligjin e censures se medias, te miratuar nga parlamenti.
Keto instiucione diten e djeshme moren leksione te tejzgjuara nga kryetari i tyre/kryeministri, qe ne raportet e tyre vleresohet si dhunues i standardeve demokratike.
Te gjithe kane qeshur nen ze. Kryetari ishte ne delir dhe premtoi se do ndihmoj edhe Kosoven, qe aq shume e ka perdhosur me tezat e tij per ndryshimin e kufijeve dhe Shengenin Ballkanik qe e izolon Kosoven !

SHKARKO APP