Kthim pas në të shkuarën?- Rusia krijon “makinën e kohës”

Shkencëtarët kanë pohuar se në Rusi është krijuar një “makinë kohe” që ka aftësinë të rikthehet në të kaluarën. Studiuesit nga Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë në Moskës (MIPT), thonë se me eksperimentin  kanë sfiduar në mënyrë efektive ligjin e dytë të termodinamikës.

Ky është një rregull brenda fizikës që komandon drejtimin e ngjarjeve nga e kaluara në të ardhmen, duke deklaruar se gjithçka në universin tonë tenton të shkatërrohet.

Makinën e kanë përshkruar si të aftë për të lëvizur objekte me madhësi më të vogël se atomi në drejtimin e kundërt të “shigjetës së kohës”. “Makineria e kohës” është një kompjuter kuantik fillestar i përbërë nga elektrone të quajtura “kubits”.

Një “ kubit” është një njësi  informacioni që përshkruhet nga numri një ose numri zero. Pas punës me vetëm dy “ kubit”, shkencëtarët pohuan se kishin një “kthim në kohë” me një  shkallë suksesi prej 85%.

Nuk është rasti i ndalimit të akrepave të orës, por modelet intriguese të këtyre makinave mund të hapin derën e një bote të re për brezat e ardhshëm.

Burimi: Daily Mail

SHKARKO APP