Kujdes me fqinjët; as superioritet dhe as inferioritet, por dinjitet

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti –

Jemi ne Ballkan. Teoria “zero probleme me fqinjet” eshte sa utopike, aq dhe diletante. Ballkani vazhdon te njihet dhe konsiderohet si “fuqi baroti”. Kjo sepse Ballkani eshte nje fabrike e ndryshkur nacionalizmash.

Konfrontimi i nacionalizmave Ballkanik e shnderroi kete rajon ne nje “fuqi baroti”. Kesaj “fuqie” i hodhen benzine edhe Fuqite e Medha ne sisteme te ndryshme nderkombetare.

Aq thelle eshte ngulur metafora “fuqi baroti” ne memorien nderkombetare per Ballkanin saqe eshte tejet e veshtire qe imazhi i tij te ndryshoje.

Perkunder gjithe kesaj situate mjerane imazhi, shtetet e Ballkanit, ne vend qe te punojne se bashku per te ndryshuar imazhin e tyre, vazhdojne diku me shume e diku me pak t’i rikthehen recidivave te se kaluares.

Supremacia greko-serbe…

Per me shume se nje shekull e gjysem nacionalizmat Greke (megaliidea) dhe Serbe (Nacertanie) kane synuar te shtrijne hapsirat e tyre gjeopolitike mbi territore e popuj te tjere, kryesisht shqiptare.

Nacionalizmi Grek i rrembeu shqiptareve rreth 17 mije kilometra katrore, gjithe Camerine. Ndersa nacionalizmi Serb i trembeu shqiptareve mbi 30 mije kilometra katrore, deri ne Molle te Kuqe.

Ne teresi populli shqiptare u tkurr prej agresionit Grek e Serb nga 92 mije kilometra katrore ne rreth 40 mije kilometra katrore qe i perkasin dy shteteve shqiptare, Shqiperi e Kosove.

Kjo drame historike shqiptare eshte konsideruar triumf Grek e Serb mbi shqiptaret. Ne rafshin politik e diplomatik ky triumf eshte kthyer ne nje sjellje stereotipe supremacie Greke e Serbe mbi dy shtetet shqiptare. Te dy keto shtete, Greqia e Serbia nuk po arrijne dot te clirohen nga hijet e mengjesit. Pra nuk po heqin dore nga recidivat e se kaluares ndaj shqiptareve.

Inferioriteti shqiptare ka marre fund

Shqiptaret jane realitet diakronik,
pra i thelle dhe dioptrik, pra i gjere Ballkanik. Milan Shuflai, albanologu i madh Slloven, me te drejte thoshte se “cdo histori per Ballkanin fillon me Shqiptaret”.

Ne kohet moderne shqiptaret kane lene pas “mekatet” e se kaluares dhe po ndricojne si populli me konsistent pro Perendimore ne Ballkanin Perendimore.

Nga kjo aleance e pathyeshme shqiptaret fituan dy shtete te pavarura e sovrane, Shqiperine dhe Kosoven si dhe po zgjerojne hapsirat e lirive etnike dhe njerezore edhe ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi dhe ne Greqi. Realitetet kane levizur pro faktorit shqiptar qe po fiton permasa, fuqi dhe status ne rritje ne hapsiren gjeopolitike Ballkanike.

Shqiptaret kerkojne dinjitet

Duke mbajtur parasyshe ndryshimet e medha ne pejsazhin politik Ballkanik, politika dhe diplomacia shqiptare ne qendrat shteterore, Tirane e Prishtine ose ne qendrat etno-politike ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi dhe Greqi po kerkon te rivendose reciprocitetin ne marredheniet ne fqinjet.

Vendosja e reciprocitetit ne marredheniet nderkombetare eshte
nje norme e njohur, pranuar dhe respektuar nderkombetarisht. Hapi politiko-diplomatik i shqiptareve ne kete drejtim diktohet nga nje stad i ri i raporteve objektive Shqiptaro-Greko-Serbe ne Ballkan.

Per arsye mediokriteti, te ndikimeve politike e gjeopolitike apo per shkaqe te turbullta mjaft njerez te politikes dhe medias ne Shqiperi e Kosove po e interpretojne kete sjellje te re politiko-diplomatike shqiptare ndaj Athines dhe Beogradit si nje kalim ekstrem, nga trashegimia e inferioritetit tek arroganca e superioritetit.

Shqiptaret duan dinjitet

E verteta eshte ndryshe. Sjellja politiko-diplomatike shqiptare ndaj Athines e Beogradit nuk synon me as supremaci dhe as inferioritet, por dinjitet. Dinjiteti eshte morali legjitim i reciprocitetit ne marredheniet nderkombetare. Sidomos kur permasat, fuqia dhe statusi i Kombeve eshte i barabarte ose i perafert sic jane ne kohen tone Shqiptaret, Greket dhe Serbet ne Ballkan.

Pra eshte koha as per superioritet dhe as per inferioritet, por per dinjitet. Politika dhe diplomacia Shqiptare dinjitetin po kerkojne. Dhe kane te drejte. Dhe me siguri do ta arrijne…

Lehjet e zagareve te rruges nuk mund t’i ndalin dhe as t’i devijojne Shqiptaret nga destinacioni i tyre historik. Churchilli thoshte se “ai qe vrapon mbas zagareve te rruges nuk arrin kurre ne shtepi”.

Shqiptaret nuk do ndjekin zagaret
e rruges, por do ecin drejt destinacionit te tyre historik…nje Komb i Bashkuar ne Evropen e Bashkuar.E kjo nuk behet mbi teorine “zero probleme me fqinjet”, por me doktrinen “dinjitet me fqinjet”.

SHKARKO APP