“Kujdes”/ Ministria apel atyre që kanë planifikuar të kalojnë pushimet verore jashtë

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të kontrollojnë datën e vlefshmërisë së pasaportës biometrike nëse janë duke menduar që të kalojnë pushimet verore jashtë vendit.

Mbani parasysh që në 90 ditët e fundit të vlefshmërisë nuk mund të udhëtoni në vendet e zonës Shengen” informon ministria në një komunikim publik.

Në fund të komunikimit, qytetarëve u kërkohet që të mos e lënë për ditët e fundit rinovimin e dokumentit të udhëtimit por të aplikojnë më herët.

Gjatë këtij viti duhet të rinovohen një pjesë e madhe e pasaportave biometrike pasi është ezauruar afati 10 vjeçar i vlefshmërisë së tyre që nga prodhimi e shpërndarja e tyre për herë të parë në vitin 2009.

SHKARKO APP