Kujt i shërben heqja e koalicioneve? Ku humbet dhe fiton PS dhe PD në zona
Heqja e Koalicioneve parazgjedhore, do të avantazhonte drejtpërdrejt Partinë Socialiste, e cila thuajse në gjithë zgjedhjet për pushtetin qëndror ka dalë e para me vota. Por kur flitet për koalcione, të dhënat elektorale nxjerrin fituese te djathtën bashkë me Lëvizjen Socialsite për Integrim.
Në 30 qershor do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit, për të futur në procedurë kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshim të sistemit dhe për heqjen e koalicioneve parazgjdhore.
Kjo ka qenë një kërkesë e hershme e Partisë Socialiste e artikuluar publikisht sa herë janë diskutuar ndryshime në reformën zgjedhore.
Po të analizosh votat në çdo qark në zgjedhjet e 2017-ës por edhe në çdo proces zgjedhor për pushtetin qëndror, qartë duket se kjo i intereson socialistëve.
Do të sjellim një analizë të përmbledhur votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2017, ku Partia Socialiste fitoi e vetme shumicën e karrigee në Kuvend.
Projeksioni i votave mbetet i qartë:
Elbasan
Në total në këtë qark PD-LSI-PDIU, kanë marrë 86 mijë vota të cilat kanë prodhuar vetëm 7 mandate, aq sa ka arritur të prodhojë PS me 73 mijë vota në të gjithë qarkun duke qenë më vete. Pra, me 13 mijë vota më pak, rezultati ka dalë i barabartë. Në rast se do ishin në koalicion do prodhoheshin 8 mandate duke nxjerrë një rezultat të përgjithshëm 8-6 në favor të opozitës.
TIRANA
Në total në këtë qark PD-LSI-PDIU kanë marrë 139 mijë vota të cilat kanë prodhuar vetëm 15 mandate. Partia Socialiste me 200 mijë vota në të gjithë qarkun mori 18 deputetë. Në rast se opozita e bashkuar do të ishte në koalicion, do të garohej për mandatin e 17duke rrezikuar t’i hiqte vetëm në këtë qark Partisë Socialiste, dy ulëse në kuvend.
FIER
Mandatet në qarkun e Fierit u ndanë 10 me 6. Por në këtë qark PDIU që garoi e vetme mori 6,348 vota të cilat i shkuan dëm. Një koalicioni opozitar i duheshin jo më shumë se rreth 4 mijë vota për të prodhuar mandatin e pestë, që do i zbriste një mandat PS-së duke e çuar rezultatin final në 9-7.
Në rast të një kolicionit të zgjeruar të Partisë Demokratike, rezultati do të kishte lëvizur të paktën në 10 qarqe.
Kjo edhe pse Partia Demokratike në vitin 2017 njohu pikun me të dobët në rezultatet zgjedhore, një kolicion i gjerë siç po oragnizohet për zgjedhjet e ardhshme i siguronte opozitës sëbashku të paktën 72 deputet.
Në analizë të këtyre të dhënave gjendet arsyeja pse Partia Socialiste mbështet heqjen e kolicioneve parazgjedhore.
Por e paqartë mbetet arsyeja pse kjo këkresë vjen nga opozita parlamentare, dhe çfarë të mirash i sjell ky propozim, pasi të dhënat elektorale flasin ndryshe.
Burimi: Ora News