Kujtimet e spiunes ruse: Zbulimi është për seksin e fortë

Galina Ivanovna Markina spiunja e njohur ruse, është ndër të paktat në këtë profesion që ka lënë kujtimet e përvojës së saj. Pjesëmarrja në zbulim e kësaj gruaje, nisi menjëherë pas përfundimit të luftës dhe vazhdoi deri në fillim të viteve 80-të. Gjatë kësaj kohe, si e huaj ajo mundi të jetonte 13 vjet në një shtet evropian që nga viti 1954 e deri në vitin 1967, duke kryer punën aktive të zbulueses.

Galina Ivanovna Markina lindi në vitin 1920 në një familje punëtore. Në vitin 1932 i vdes babai dhe në këto kushte të vështira për familjen , Galinën e merr në kujdestari halla. Në vitin 1937 ajo mbaroi shkollën dhjetëvjeçare dhe filloi të punojë në Komisariatin e Popullit të Financës dhe njëkohësisht të studiojë në fakultetin e mbrëmjes së shkollës së lartë teknike të Moskës.

Në vitin 1939 ajo u rekomandua të punonte në organet e sigurimit të shtetit, ku fillimisht hyri në drejtorinë e transportit. Gelina realizonte detyrat teknike dhe kancelarie, ndërsa ndonjëherë detyra me karakter special. Përpara Luftës së madhe Patriotike kjo drejtori u shkri, dhe ajo u transferua në një sektor tjetër ku u përball me të gjitha vështirësitë e vjeshtës së egër ushtarake të vitit 1941.

Në tetor filloi evakuimi nga qyteti në kushtet e pushtimit të Moskës nga gjermanët, Galina shfaqi dëshirën të qëndrojë në qytet. U përfshi në grupet e misioneve të veçanta. Në kujtimet e saj ajo shkruan me interes për atë çfarë jetoi gjatë detyrës së parë, punë që duhej të kryhej natën vonë te varrezat dhe si e kapërceu frikën e trashëguar që nga mosha e vogël. Kjo ishte fitorja e parë e vogël në rrugën e formimit profesional. “Detyra është detyrë”, i thashë vetes me vendosmëri.

Realizimi i kësaj detyre dhe i një sërë të tjerave më të ndërlikuara , forcoi tek unë ndjenjën e besimit në forcat e mia, aftësinë për të kapërcyer dhe frikën kur këtë e kërkojnë interesat e çështjes”, shkruante ajo. Vitet e luftës do të ishin një mësim i mirë për të. Pas njohjes me bashkëshortin e ardhshëm Mihail Vladimirovic do të ndryshonte dhe qasjen ndaj këtij profesioni.

Ata do të merrnin emrat e koduar “Zhana” dhe Sep”. “Duke patur pranë tim shoq, ditët e përgatitjes nuk më dukeshin aq intesive, ndërsa objektivi i lartë na jepte kurajo dhe forcë”, shkruante ajo. Më tej ajo shkruan :”Disa mendojnë se zbulimi nuk është veprimtaria më e përshtatshme për gratë. Në kundërshtim me seksin e fortë, ajo është e ndjeshme, e brishtë, lehtësisht e prekshme, e lidhur ngushtë me familjen, e predispozuar për mall.. e nostalgji”.

Më tej ajo shkruan për letrat që merrte gjatë kohës kur ishte me mision .”Letrat nga të afërmit për ne ishin gjithmonë një ngjarje e madhe… se ne i merrnin për arsye të njohura , jo shumë shpesh. Po aty në një copë letër, u shkruanim disa rreshta të afërmeve dhe ia jepnim shokut”.

Ditar mbi misionet e kryera mbante dhe i shoqi. Në një to ai shkruan për Galinën. “Këtu duhet ta pranoj, megjithëse nuk është mirë të lavdërosh gruan tënde, në punë ajo është e vendosur, e do punën, gjithmonë e gatshme të ndihmojë. Shumicën e operacioneve ne e kryejmë së bashku, nganjëherë është më e kujdesshme. Veprimtaritë femërore i kryen vetë”.

SHKARKO APP