Kulla ”Tulip”, ndërtesa e dytë më e lartë e Londrës

Në Londër është miratuar plani për ndërtimin e kullës e cila do të njihet si “Tulip”. Ajo është parashikuar të jetë 503 metra e lartë, e cila do të jetë një ndërtesë unike, me një potencial të lartë për të luajtur një rol të rëndësishëm në shndërrimin e ‘’Square Mile’’ në një qytet i cili nuk ‘’fle kurrë’’.

Kjo kullë do të jetë e gjitha prej xhami, e cila do të rrotullohet vazhdimisht, në mënyrë që të ofrojë një platformë sa më të qartë shikimi të gjithë zonës. ”Tulip” do të jetë ndërtesa e dytë më e lartë e Londrës, pas asaj së “Shard”.

Në katin fundit të kësaj kulle, është planifikuar të ndërtohet një restorant, prandaj projektuesit e kësaj vepre madhështore, kanë vendosur masa të rrepta sigurie, duke vënë në dispozicion një numër të limituar vizitorësh, për të parandaluar mbipopullimin. Kulla ”Tulip” parashikohet të fillojë vitin e ardhshëm dhe pritet të përfundojë në vitin 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?