Kur dialogu bëhet monolog

Nga Hyskë Borobojka –
Kryeministri ynë i nderuar dhe i respektuar, kryetar i “Rilindjes së Re”, famëmadhe, u dëgon kundërshtarëve politikë “teskere” (ftesë) dhe, jo një e dy, por shtatë me radhe, duke i ftuar të zhvilloje dialog me ta, për mbarëvajtjen e lumturinë e vendit, pasi kjo është edhe porosia e miqve tanë evropjanë. Por e keqja është se kryeministri ynë i nderuar dhe i respektuar, kryetar i “Rilindjes se Re”, nuk i ndan dot figurat letrare, dialogun nga monologu, ashtu si dallon dorën e majtë nga e djathta dhe këmbën e veshin e majtë nga e djathta. Si duket kryeministri ynë i nderuar dhe i respektuar, kryetar i “Rilindjes së Re” “famëmadhe”, se diallog do të thotë, kur këmbejnë fjalë ndërmjet dy vetëve a më shumë ndërmjet tyre, ndësa monologu, kur vetë flet dhe ata që dëgjojnë duhet të duartrokasin e të tundin flamurët duke thirrur, rroftë e qoftë kryetari i “Rilindjes së Re”, “shpresëmadhe”.
Kryeministri ynë, i nderuar dhe i respektuar, sa fillon fushata, jo e “korrje-shirjeve- grumbullime” dhe lëmin e parë shtet, por fushatat zgjedhore, lëshon veqilët e tij besnikë,që vetë i ka zgjedhur me dorë, njërin me borije, tjetri me zile, i treti me këmborë, tjetri me daire e tjetri me daulle të madhe, tjetra duke ligjëruar elegji për “Skënderbeun e Ri”.Nuk mungojnë edhe ata me pranga në bres, se, helbete, ndonjë zullumqar e firaun, larg qoftë, ia prishin “dyzenin” monologëve pa mbarim të kryetarit te “Rilndjes së Re”.Ata janë kasnecët që lajmërojnë miletin:, se u ka ardhur kësmeti, të dëgjonë prëmtimet, korr e mos lidh, të kryetarit të “Rilindjes së Re”, se kryeministri ynë, premtimet i ka të majme dhe i shpërndan, jo me trasta e thasë, por me zabllofë të mëdhej.. Lum kush t’i degjojë e t’i shijojë.
Kuksianët e mbajnë ment si tani premtimin e madh që u bëri kryetari i “Rilindjes së Re”, se të gjithë ata kuksianë, që jetonin e punonin jashtë “nahijes” së tyre, mund të vinin me “tajare” (aeroplan) në aerodomin e ri të Kuksit (ashtu si e suallën me tajare” edhë kryemstrn tonë të nderuar nga Parisi në Tiranë, për të krijuar “Rilindjen e Re”, si dikur “Rilindja e Madhe” Por ajo ishte “si mal me borë,si fushë e lule” kurse kjo e reja është me “cule” Kuksianët e larguar do të vinin me “tajare , do të zbsnin në aerodromin e ri të ndërtuar nga “Rilindja e Re” për të festuar Vitin e Ri”. Madje do udhëtoni me me gjysëm çmimi, Por edhe ky premtim (si shumë të tjerë) mbeti në historinë e premtimeve të kryeministri tonë të nderuar e të respektuar. Që ahere ka rrjedhur shumë ujë në Drinin e Bardhë e Drinin e Zi, por në vend të ulen avionët në aerodromin e premtuar, këndon vetëm qyqja këngën monotone të premtive boshe.
Kryeministri ynë, i nderuar e i respektuar u zotua e premtoi se do të ndërtonte një aerodrome edhe në Vlorë, me ndihmën e mikut të tij të nderuar, “Sulltanit” Erdogan. Mirëpo miku i doli nga fjala e ia ktheu nga myka, duke lënë në baltë kryetarin e “Rilindjes së Re” për t’u turpëruar. Por lëkura e tij është regjur me premtime boshe. Po, nëse nuk e ndërtoi dot aerodromin modern në Vlorë, që turistët të shijojnë bukurinë e Rivierës Shqiptare, zotohet e premton se do ta ndërtojë në Sarandë e në Delvinë. Madje mund të ndërtojë edhe në qytete e zona të tjera të vendit, nga Jugu në Veri. Nuk është çudi që të ndërtojë aerodrome edhe në “Bjeshët e Namun e në Jezercë, që të mos lodhen turistët që duan të shijojnë bukuritë e Alpeve Shqiptare. Pse mos premtojë të ndërtojë një aerodrom në malin e shenjte të Tomorit, që turistët të mos lodhen shumë kur duan të vizitojnë mekamin e Abas Aliut. Ashtu si mund të ndërtojë një tjetër në malin e Nemërçkës për t’u ardhur në ndihmë turistëve, që duan të ngjiten në majën e Papingut. Të gjtha këto premtime e shumë të tjera do të tregojnë me “shembuj konkretë” rezultate te “shkëlqyera” që ka arritur e do të arrijë “Rilindja e Rë”, duke e renditur Shqipërinë, jo vetëm në fund e Evropës, por edhe të Ballkanit..
Karroca e “Rilindjes së Re”, e ngarkuar me arrtje e suksese të “papara” është nisur disa herë drejt Evropës së Bashkuar, por disa firaunë, bashibozukë e zjarrvënës, që janë më të këqij e “kriminelë” se Talabanët e Afganistanit, janë munduar e mundohen t’i vene shkopinj në rrotat e saj për ta penguar, siç kanë bërë bënë disa herë vitin që shkoi, ashtu si e penguan edhe në qershor të këtij viti. por ajo s’do ndalet. Në s’vajti dot në qershorin e qershive, do të vejë në shtatorin e gorricave fice, ose, në fund të fundit në nëntor, kur të vijë kampionia e botës në futboll për t’u ndeshur me Kombëtaren tonë në stadiumi e ri e modern të Tiranës.

SHKARKO APP