Kur jeton për mbijetesë!
Nga Nora Malaj –
Teksa përballemi çdo ditë me varfërinë ekonomike , shpirtërore , morale dhe institucionale, askush nuk po kupton që poema Migjeniane po behet përherë e më shumë kryefjala e bisedave në studio tv , familje dhe auditorë .
1. Zyme Shaba , një e moshuar e braktisur , ka 2 fëmijë ,një vajzë dhe një djalë, me të cilët thotë se ka humbur kontaktet.
“Nuk shoh fare, u bënë tre vjet. Më tha për ta operuar, por nuk kisha lekë. Kam gati 17 vjet që jetoj e vetme në këtë banesë. Më vdiq burri në vitin 1992 dhe kisha djalin në Itali. Unë rrija me djali, por ai iku në Itali me nuse dhe fëmijë, unë ngela këtu. Kam pasur dhe një djalë tjetër në Gjermani, por ai më vdiq në një aksident”, thotë Shaba.” Teksa refen hallin e saj, ajo në fund thotë: “ se kush do t’i bëj hysmet, do t’i fal shtëpinë.”
Kjo është drama ekonomike- sociale dhe braktisja e indiferenca , që po kalojnë të moshuarit.
2.Sot sërisht studentët u ngritën në protestë , për t’i kujtuar qeverisë premtimin e pambajtur.
Teksa ata flisnin , vini gishtin mbi plagë dhe tregonin se nuk e meritojnë nje trajtim të tille dhe boll më me show televizive , duke treguar “lumturi ireale “ dhe “ rini të realizuar”, nderkohë që kjo e fundit , po ikin me shpejtësi marramendëse nga Shqiperia.
Forumi Ekonomik Botëror tregon se “Shqipëria shënoi pak më shumë se gjysmën e pikëve në dispozicion. Rreth 70.7% e nxënësve të pafavorizuar në shkolla raportuan mungesë të materialeve arsimore dhe u vu re nivel i ulët i diversitetit shoqëror. Sipas ËEF-së mund të bëhet më shumë për të përmirësuar raportin e mësuesve për nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm.”
Kjo do të thotë që fëmijet ne shkollat e Veriut sot vuajnë drame e ngrohjes , mungesën e mjeteve të transportit dhe mesimin e cunguar. Përballet varferia me pasigurinë dhe jetesën e pa garantuar.
3. Varfëria – pa mundësia për punësim, rrit varfërinë në shtëpi dhe në tryezat e familjeve shqiptare.
Raporti e vendos Shqipërinë në vendin e 81 , vendi i parafundit në 82 vendet pjesëmarrese.
“Vlerësimi më i dobët ishte për çështjet e punësimit. Për mundësi të punësimit Shqipëria u vlerësua vetëm me 32.5 pikë duke u pozicionuar në vendin e parafundit (vendi 81 nga 82 shtete).
Në raport thuhet se rreth 19% e atyre që kanë diploma janë të papunë, së bashku me 20.4% të atyre me arsim të mesëm dhe 13.8% të atyre me arsim bazë. Këto tregues shprehin qartë se ata me arsim më të lartë kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, çka kontribuon në situatën e “rrjedhjes së trurit” – emigrimit. Mjerisht, mbi gjysma e punëtorëve janë në punësim të cenueshëm dhe rrezikojnë të humbasin punën e tyre.”
E teksa sheh këtë tablo , kupton se “Kafshat që s’kapërdiet , ash o vlla mjerimi… “ Kjo është ironia e fatit , përballe brockullitjeve qeveritare për rritjen e nivelit të punësimit, hapjen e fronteve të reja të punës, fjalë… fjalë e vetëm fjalë, ndërkohë që njerëzit çdo ditë e më shumë po përballen me papunësinë dhe me varfërinë.
4.Pasiguria , frika mbizotëron në ketë vend.
Raporti thotë:” Për sa i përket mbrojtjes sociale, vendi renditet keq me vetëm 11,9% të PBB-së të shpenzuar për këto çështje. Rrjeti i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore për punëtorët shqiptarë u vlerësua me vetëm 2.3 nga 7 pikë, duke u renditur në numrin 72 në të gjithë botën.”
Si përfundim: jetojmë momentin, të pasigurtë, pa garanci për të nesërmen, me një ekonomi të rënuar , me një familje të rrezikuar, me nje shëndetësi të pagarantuar, me nje arsim të asfiksuar , me një drejtës të kapur dhe me një shtyp që nuk e duan të jetë i lirë , se kanë frikë nga e vërteta.
Në Shqipëri nuk ka më demokraci, po diktaturë dhe pasiguri. Sot jetohet për mbijetesë! Zullumi po vjen tuj u trashë e litari tuj u t’ hollë! Po jetojmë një jetë ku askush nuk e di si do të jetë e nesermja !