Kur Zoti të zgjedh për në parajsë!

Nga Nora Malaj –
Nuk mendoja që ditën e sotme do ta nisja me një lajmë të trishtuar dhe tragjikë për ne të gjithë!
Zarife Hasanaj , ka humbur jetën në moshën 35-vjecare , në një aksident tragjik dhe ende me jetën po luftojnë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj , në bazën ushtaraje Adazi.
“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën. Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO” shkruan Karins.
Në këtë ditë maji , çdo shqiptarë sot loton për humbjen tënde Zafire! Personalisht nuk të kam njohur Zarife, po sot jam me zemer e shpirt pranë prinderve të tu, motrave e vëllait dhe në rrugëtimin tënd drejt parajsës , lus Zotin që udhetimin tënd në botën e përtejshme të ta bej sa më të lehte. E ndjen sot sesa shumë e rënde është dhimbja që ju ke shkaktuar prinderve , motrave e vellait, po ti nuk zgjidhe të ikësh nga kjo botë, po sakrifikove jetën për një të mirë me te madhe, nevojën për një botë pa luftra dhe në ndihmë të paqes!
Lotët që derdhin sot për ty, çdo familje shqiptari, janë lot dhimbje dhe trishtimi për një jetë që u pre në mes , në moshën më të bukur ,Zarife, e cila dëshironte që paqja të mbizotëronte kudo në botë!
Unë si grua , nënë, gjyshe, po dhe si nje vajzë ushtaraku, që e di shumë mirë se çdo të thotë të shkosh me misione ndërkombëtare , ndjej se ti ishe një nga ato vajzat
trime ,sypatrembur dhe që sfida për ta jetuar jetën me të gjithë dimensionin human, nuk të ndali dhe kur rreziku u përballë me ty! U prefsh në paqe dhe ylli yt ndritë kudo e perhere , e mira Zarife! Vepra jote bëri krenarë çdo shqiptarë! U prefsh në altarin e mirësisë e paqes ! Zoti të ndriçoftë në rrugëtimin tënd të amshuar! Sot të gjithë kemi ndezur një qiri përshpirtje për ty! Ndriçoftë përherë emri yt dhe shërim sa më të shpejtë dy ushtarakëve të tjerë, që po luftojnë me jetën! ????????????

SHKARKO APP