“Kush bllokon zgjedhjet s’do të hyjë në BE e USA”, ish-kryebashkiaku: Do ndalohet zgjatja e flokëve, duart në xhepa dhe…

Ish-kryebashkiaku i natës në Bashkinë e Tiranës Briken Fejzullai nuk është e ka kursyer ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duke thumbuar Ramën me deklaratën “atyre që tentojnë të bllokojnë zgjedhjet e lira demokratike, do u ndalohet kategorikisht hyrja në BE dhe USA”, Fejzullai shkruan në Facebook:

“Gjithashtu, do u ndalohet këtyre individëve: zgjatja e flokëve, duart në xhepa, fërshëllima, xhinset, qendrimi në grupe me më shumë se tre persona, leximi i librave të OSHO-s, shikimi i “House Of Cards”, ngrënia e peshkut me djathë, si dhe çdo koment mbi jetën dhe veprën e Jon Snoë.”

Statusi i Briken Fejzullait

Komunikacja!

Atyre që tentojnë të bllokojnë zgjedhjet e lira demokratike dhe monopartiake, do u ndalohet kategorikisht hyrja në BE dhe USA!

Gjithashtu, do u ndalohet këtyre individëve: zgjatja e flokëve, duart në xhepa, fërshëllima, xhinset, qendrimi në grupe me më shumë se tre persona, leximi i librave të OSHO-s, shikimi i “House Of Cards”, ngrënia e peshkut me djathë, si dhe çdo koment mbi jetën dhe veprën e Jon Snoë.

Rroftë Partia – Vdektë Armiku

Grushtbashkuar prej Çeliku!

~ Kalorësi i Regjionit të Nderit të Surrelistanit, Shkëlqesia e tij “VINI i KIÇOS”.

SHKARKO APP