Kush është koka e grupit që u arrestua sot në Shqipëri pasi u kap me gjysmë ton lëndë narkotike (VIDEO)

Pas operacionit të përbashkët midis policisë italiane dhe asaj shqiptare ku u arrestuan 5 persona në kuadër të operacionit “Sabbia”, mediat e vendit fqinj japin detaje mbi grupin e përfshirë në trafikun e drogës.

Operacioni i sotëm u pasua nga hetimet e hollësishme të iniciuara në janar 2018″>2018, gjë që bëri të mundur identifikimin e një grupi kriminal të organizuar, i përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Grupi ishte i dedikuar në importin, transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të marijuanës.

Substanca narkotike u dërgua nga Shqipëria në brigjet e Brindisit me përdorimin e gomoneve, të cilat zbarkuan në zona të izoluara bregdetare.

Këtu gjetën mbështetjen logjistike të atyre që janë pjesë e krimit të organizuar në Puglia, përfshirë Saverio Palma, i cili u arrestua sot.

Droga, nëpërmjet korrierëve, u transportua më pas në vende të ndryshme për tregun italian si në Romë, Napoli, Milono dhe Firence.

Sipas mediave italiane, i dyshuari kryesor është Flodian Serjani, një trafikant me lidhje të qëndrueshme në Toskana dhe që udhëtonte shpesh mes Shqipërisë dhe krahinës së Brindisit për të organizuar mbërritjen e ngarkesave.

Serjani është arrestuar sot në Shqipëri, sipas mediave italiane.

Gjatë hetimeve kundër grupit, janë sekuestruar rreth gjysmë ton drogë në periudha të ndryshme kohore.

Kështu, më 12 janar 2018, në Magliano Sabina (RI), përgjatë autostradës A / 1 në veri, karabinierët arrestuan një ndërlidhës shqiptar i nisur për në Toscana, duke transportuar 70 kg marijuanë.

Më 15 shkurt 2018, në periferinë lindore të Romës, karabinierët, arrestuan një ndërlidhës italian me 178 kg marijuanë dhe dy shqiptarë, që do të pranonin sasinë e drogës, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën edhe 188 kg lëndë narkotike, peshore elektronike dhe materiale paketimi.

Firenze, operazione antidroga: 5 arrestati

 

SHKARKO APP