Kush janë dy italianët e famshëm që mund të “votojnë” në Shqipëri

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve vendore në Shqipëri ku nënvizon se mes zgjedhësve të regjistruar janë edhe këngëtari italian Albano Karrizi dhe prezantuesi i njohur, Ezio Greggio.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga gazeta italiane të dyja fytyrat e njohura shfaqen në listat zyrtare të votuesve të Tiranës dhe Vlorës.

“Megjithë kaosin institucional dhe praninë e vetëm një kandidati në gjysmën e komunave, pas bojkotimit të opozitës, Greggio dhe Carrisi, ftohen të përmbushin detyrat e qytetarit të përgjegjshëm shqiptar. Greggio, u bë një shtetas shqiptar në janar të vitit 2015, ndërsa Carrisi, në qershor të vitit 2016. Kjo është arsyeja pse dy fytyrat e njohura italiane figurojnë në listat e votuesve shqiptar.

Këngëtari i njohur mund të votojë në Tiranë, në një nga rrugët që të çon në sheshin Skënderbej. Ndërsa Al Bano, i cili figuron me vendbanim në Vlorë mund të shkojë të votojë në shkollën e mesme “Ataturk”, sqaron gazeta e njohur italiane.”

“Corriere della Sera” shkon edhe më tej duke shkruar se nuk është çudi që të dy figurat e njohura italiane të figurojnë sikur kanë votuar.

“Sipas informacioneve, ata nuk duhet të jenë të vetëdijshëm se edhe mund të figurojnë sikur kanë votuar. Por nëse vendosnin të votonin realisht Greggio dhe Al Bano do të gjejnë veten në një klimë të nxehtë politike. Opozita, e cila akuzon qeverinë për lidhje me krimin e organizuar premton të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve.

Përgjatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara, OSBE-ja dhe ambasadat e vendeve më të rëndësishme europiane (përfshirë Italinë) kanë bërë thirrje për garantimin e procesit zgjedhor”, shkruan gazeta italiane.

Po ashtu edhe rrjeti televiziv britanik, “BBC News” i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve lokale në vendit tonë, duke thënë se Shqipëria po mban një palë zgjedhje si asnjë tjetër që prej daljes nga komunizmi në 1990-tën.

Kjo vjen si rezultat i opozitës qendrore në vend, e cila i ka bojkotuar këto zgjedhje. Por në pasqyrimin e BBC-së përmendet dhe thirrja e drejtuar militantëve opozitare për të ruajtur qetësinë e shmangur dhunën që ka shoqëruar disa prej protestave të saj, që paraprinë procesin zgjedhor, me thirrjet për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit e mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, shkruan “BBC”.

 

SHKARKO APP