Ky është mjeku që mund të shpëtojë botën nga koronavirusi

Një “pneumoni e çuditshme” po qarkullonte në veri të Italisë, shumë kohë më parë, në nëntor, disa javë para se mjekët të ndërgjegjësoheshin për shpërthimin e koronavirusit në Kinë, tha një nga ekspertët kryesorë mjekësorë të vendit europian këtë javë.

“Mjekët kujtojnë se kanë vënë re pneumoni shumë të çuditshme, shumë të rëndë, veçanërisht te njerëzit e moshuar në dhjetor dhe madje edhe nëntor”, citohet të ketë thënë Giuseppe Remuzzi, drejtori i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike në Milano, shkruan Qurtz

“Kjo do të thotë që virusi po qarkullonte, të paktën në Lombardi edhe para se të ishim të vetëdijshëm për këtë shpërthim që po ndodhte në Kinë”.

Komentet e Remuzzit erdhën ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë origjinën e coronavirusit.

Eksperti kinez i sëmundjeve të frymëmarrjes Zhong Nanshan tha më herët se megjithëse Kina ishte e para që raportoi patogjenin, ajo nuk ishte akoma e sigurt se nga vinte në të vërtetë.

Remuzzi tha që kohët e fundit kishte dëgjuar nga mjekët italianë për sëmundjen, që do të thoshte se kishte ekzistuar dhe ishte përhapur pa dijeninë e njerëzve.

Siç edhe është thënë deri më tani, në qytetin qendror të Kinës, Wuhan, ku u identifikua për herë të parë epidemia, mjekët filluan të vënë re një “pneumoni me një shkak të panjohur” në dhjetor. Infeksioni i parë i njohur në qytet mund të gjurmohej në 1 dhjetor.

Ndërkohë një raport tregon se rasti i parë kinez mund të ketë qenë që në mes të nëntorit, por kjo nuk është konfirmuar nga Pekini.

Italia ka mbyllur shumicën e bizneseve dhe ndaloi turmat publike në mbarë vendin në 12 mars ndërsa u përpoq të ndalonte përhapjen e virusit.

Baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur, siç janë mbyllur edhe shkollat dhe universitetet.

Bllokimi është zgjatur, dhe kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se ka ndihmuar në parandalimin e “rënies së sistemit”.

Të martën, Italia raportoi një ngadalësim të lehtë të shkallës së infeksionit për një ditë të tretë me radhë.

Por në më shumë se 600 vdekje në ditë, është larg nga  kontrolli i pandemisë.

Italia raporton deri më tani  63.927 të infektuar, 6.077 viktima dhe 7,432 njerëz  të rikuperuar. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se pandemia e sëmundjes është “e përshpejtuar”, me më shumë se 300,000 raste të konfirmuar deri më tani.

Por drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte akoma e mundur “të ndryshohet trajektorja”.

Ai u bëri thirrje vendeve të zbatojnë  strategji të rrepta të testimit dhe gjurmimit të kontakteve./abcnews.al

SHKARKO APP