Larja e duarve/Mjekja: Jo ujë të nxehtë. 5 këshilla sesi të veproni

Një nga këshillat kryesore në këtë kohë të pandemisë veç izolimit është e rëndësishme edhe higjena, sidomos larja e duarve. E teksa përpiqemi të luftojmë virusin, dëmtojmë lëkurën tonë, e janë jo të paktë ata që kanë dëmtime serioze në lëkurë, çarje jo vetëm të bezdisshme por edhe të dhimbshme. Lidhur me këtë situatë, dermatologia Irena Savo jep këshillat se si duhet ta bëjmë pastrimin e duarve. “Shpesh herë kjo tharje avancon aq shumë saqë krijon dhe çarje të lëkurës, e cila mund të bëhet fare mirë një portë hyrëse për bakteret apo viruset apo infeksionet mykotike. Larja e duarve është e mjaftueshme, nuk është e nevojshme që të bëhen këto dy procese, edhe larja me ujë, edhe përdorimi i dezinfektantit më pas. Uji i nxehtë është shumë dëmtues për lëkurën. Krijon një tharje më të madhe dhe shkatërrohet më lehtë barriera mbrojtëse e lëkurës”.

Këshillat e mjekes

1-Lajini duart më shumë me ujë se sa me dizinfektantë.

2-Mos përdorni dizinfektantë pasi i keni larë me ujë.

3-Mos i lani duart me ujë shumë të nxehtë.

4-Pas larjes, thajini me peshqir pa i fërkuar fort.

5-Lyejni me krem zbutës pas çdo larjeje apo përdorimit të dizinfektantëve.

SHKARKO APP