“Le të më marrë shpirtin”, në rrethe të moshuarit të pabindur: Do të thyejmë karantinimin

Në ditën e pestë të karantinimit qyetarët në rrethe vijojnë mos ti binden urdhrave. Rrugët dhe parqet kanë qenë plot me qytetarë.

Një pjesë e tyre thonë se edhe pas orës 18:00 nëse është e nevojshme do të dalim.

Ne rrethe te moshuarit te pabindur: Pas ores 18:00 do te thyejme karantinimin| ABC News Albania

Lanë makinat e nxorrën kuajt.

Kjo është mënyra që një qytetar në Vlorë ka zgjedhur për të lëvizur në qytetet, për të mos thyer rregullat për të mos dalë më makinë.

Por ka edhe nga ata qytetarë që nuk mund ta respektojnë orarin e vendosur nga qeveria për të mos dal pas orës 18:00. Edhe pse gjoba për ata që thyejnë karantinim është 10 mijë lekë.

“Dakort jemi për të bërë karantinën, por duam të hamë. Le të më marrë shpirtin jo të më marrë gjobën mua”, u shpreh një qytetar.

“Më mirë të qëndrojmë në shtëpi se të përfundojmë në spital”, tha një tjetër qytetar.

Por në qytetin bregdetar ka ende të panditur.

Edhe pse është grupmosha më e rrezikuar të moshuarit kanë lënë shtëpitë.

“Unë do të dal, pse do të heqë sëmundjen Rama”, u shpreh një i moshuar.

Ndërsa një tjetër e moshuar tha: “Do të dal, më shumë frikë kam se mund të prekë të rinjt”.

Durrsakët duket se kanë shpërfillur masat e qeverisë dhe kanë dalë të shëtisin në breg të detit.

Të shumtë janë ata që kanë dalë nga shtëpitë duke mos e respektuar vetëkarantinimin.

Izoimi i sarandiotëve zgjati vetëm një ditë pasi këtë të martë pjesa më e madhe e tyre kanë dalë shëtitje.

Është e çuditshme se si në Lezhë qendra e qytetit dhe rrugët përreth janë plot e përplot me njerëz sikur të ishte një ditë normale.

Edhe Dibranët kanë neglizhuar masat e qeverisë për tu mbrojtur nga përhapja e COVID-19.

Sipas policisë kanë nisur gjobat për të kthyerit nga Italia, ndërsa mësohet se një prej tyre ka shkelur vetëkarantinimin.

Në Gjirokastër policia ka vënë 65 masa administrative për personat që kanë lëvizur me automjete pa pasur leje nga Policia Rrugore

SHKARKO APP