Legalizimi i kanabisit, Maqedonia e Veriut 100 milion euro të ardhura në vit

Slave Ivanovski ishte një nga eksportuesit më të madhenj të domateve dhe specave në Maqedoninë e Veriut deri dy vite më parë, kur ky vend vendosi të legalizojë prodhimin e kanabisit për çështje mjekësore. Sot ai është një nga prodhuesit më të mëdhej të bimës së kanabisit dhe thotë se kultivimi i saj është një biznes mjaft fitimprurës, nuk kërkon shumë punë dhe ka të ardhme. Sipas të dhënave 1 litër vaj kanabisi, kushton 95 mijë euro.

“Statistika jonë tregon se përfitimi nga eksporti i kanabisit mund të jetë më i madh sesa nga eksporti i mishit të qengjit, verës, pjeshkëve dhe prodhimeve bujqësore në Maqedoni. Është një shans i mirë për vendin. Eshtë një biznes shumë fitimprurës, i cili nuk kërkon shumë punë dhe ka shumë të ardhme,”

Maqedonia e Veriut e legalizoi rritjen e kanabisit për qëllime medicinale në vitin 2016, duke u bashkuar me një numër në rritje të vendeve që e kane bere kete e duke perfituar të ardhura te shumta që gjenerojnë prej saj. Ministri i Shëndetesisë Venko Filipce, ka deklaruar se legalizimi i kesaj bime ka sjelle dhe pritet të sjellë fitime te medha.

“Ne presim që industria e kanabisit të gjeneroje sa 1% e prodhimit kombëtar”.

Që nga viti 2017, Maqedonia e Veriut ka lëshuar 28 licenca për rritjen dhe prodhimin e vajit të kanabisit dhe 15 ndërmarrje të tjera janë duke pritur për leje. Ky biznes ka bërë që kompanitë që merren me bimën e kanabisit kanë punësuar njerëz të rinj e të arsimuar dhe u ofrojnë atyre paga dyfish më të larta se mesatarja në Maqedoni.

Vetë Kryeministri Zoran Zaev thotë se kjo industri ka hapur vende të shumta pune dhe parashikohet të sjellë përfitime deri në 100 milionë Euro në vit në arkën e shtetit. Veç Maqedonisë se Veriut, në Europë kjo industri po lulëzon edhe në Greqi dhe Portugali, dy vende në vështirësi ekonomike që e kanë përdorur kanabisin për të ulur papunësinë dhe për të shtuar ndjeshëm të ardhurat e buxhetit.

Studimet tregojnë se tregu europian i kanabisit mjekësor mund të arrijë 55 miliardë Euro përfitime deri në vitin 2028, nga 13.4 miliard dollare sa ishte ne vitin 2018. Që nga viti 2018, sektori i prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore po sheh zhvillime me ritme te shpejta edhe në Amerikën e Veriut, pasi vlerësohet se përfitimet tregtare janë shumë të mëdha për t’u injoruar.

Legalizimi i kanabisit, Maqedonia e Veriut 100 milion euro të ardhura në vit

SHKARKO APP