Liçaj: Me ekzistencën time, nuk luan dot ai burri me çitjane

Një paralajmërim të fortë ka hedhur aktori Neritan Liçaj në “360gradë” nga Artur Zheji në Tv Ora.

Ai është shprehur se askush nuk mund të tentojë të shkelë kushtetutën dhe të kapi gjykatën kushtetuese pasi e prek atë dhe familjen e tij personalisht. Ai shtoi se askush nuk mund të luajë me ekzistencën e tij.

Kushtetuta është kontrata që unë kam me kombin tim, jo falë Ramës, jo falë presidentit, jo falë ministrit Lleshaj, jo falë ministres Gjonaj, është kontrata ime me vendin tim. Dhe kur dikush tenton ta shkelë atë dhe të kapi gjykatën kushtetuese, më kë prekur mua, familjen time, vendin tim dhe unë aty nuk të fal. Me ekzistencën time mund të luajnë vetëm dy vetë; Neritan Liçaj dhe ai lart, jo burri me çitjane dhe ky shitësi dhe gjithë ata palaçot që ka rrotull.”, tha Neritan Liçaj.

Debati

Ligji special për teatrin kombëtar ka shkaktuar debate mes aktorit Neritan Liçaj dhe gazetarit Denis Minga . Liçaj është shprehur se janë shkelur 6 nene të kushtetutës me ligjin special për teatrin. Ndërkohë. Gazetari Minga i është përgjigjur se parlamenti nuk shkel ligje, por merr vendime.

Liçaj:  6 nene për kushtetutës ka shkelur ligji për Teatrin, 6 nene në ligjin special për teatrin.

Minga: Parlamenti nuk shkel ligje mor zotëri. Parlamenti merr vendime.

Liçaj: Po çfarë shkel mo, miza shkel? 

SHKARKO APP