Liçaj: SPAK merret me kartolina, kam 2 vjet në rrugë. Visha: Të duartrokas në teatër, jo në rrugë

Aktori Neritan Liçaj ka shprehur qëndrimin e tij duke mbështetur Presidentin Ilir Meta në tubimin e 2 marsit. Në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora, Liçar tha se SPAK merret me kartolina, ndërkohë që ai ka 2 vite që proteston në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Aktori Liçaj debatoi për rolin e SPAK me avokatin Saimir Visha.

Saimir Visha: Miku im unë kur del ti në skenë unë të admiroj si aktor, por vij në Teatrin Kombëtar se je ti dhe Teatri Kombëtar. Kur ka dhënë 9 dekrete të SPAK-ut, nuk i ka dhënë si Ilir Meta, i ka dhënë si institucion, ti ndajmë këto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Neritan Liçaj: Ne kemi çuar një padi për Erion Veliajn dhe këta 9 dekretet zotëri po merren me kartolina tani dhe unë kam 2 vjet në rrugë dhe SPAK është marrë me kartolina dhe unë mbroj Teatrin Kombëtar

Swiss Digital Mobile Reklama

Saimir Visha: Unë të kam përballë dhe të kam duartrokitur në skenë, je aktor dhe unë të duartrokas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?