Lidhja e Erdoganit me shqiptarët. Presidenti i Turqisë ka jetuar disa muaj në një qytet shqiptar

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka një lidhje të fortë me shqiptarët.

Dhe kjo sepse ai ka jetuar disa muaj në një qytet shqiptar. Erdogan disa dekada më parë u dënua për nxitje të dhunës dhe të urrejtjes fetare e racore.

Një gjykatë kishte urdhëruar burgosjen e tij për 10 muaj, por Erdogan, atëherë kryetar i Stambollit, kishte vuajtur vetëm katër muaj burgim, nga 24 marsi deri më 27 korrik të vitit 1999.

Pas daljes së tij nga burgu, ish-numri një i qytetit më të madh turk, që më vonë u bë edhe kryeministër i vendit, para se të zgjidhej president, jetoi 3 muaj në Tetovë.

Këtë detaj mjaft interesant e tregoi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Tetova, qytet në Maqedoninë e Veriut është me shumicë të madhe shqiptare.

SHKARKO APP