Lindi 258 gramë, djali më i vogël në botë shkon në shtëpi

Foshnja më e vogël e lindur në botë është gati të përballet me botën. Djali, i cili lindi në tetor në Japoni me një peshë sa një mollë, doli nga spitali. Ryusuke Sekiya lindi me prerje cezariane kur ishte vetëm 24 javësh, pasi nëna e tij pësoi hipertension gjatë shtatzënisë.

Foshnja lindi 258 gram dhe theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një djalë tjetër japonez që peshonte vetëm 268 gram kur lindi vitin e kaluar. Ryusuke lindi në 1 tetor 2018 vetëm 22 centimetra i gjatë dhe qëndroi nën kujdesin mjekësor intesiv. Mjekët përdorën tuba për ta ushqyer dhe përdorën pambuk për ti hedhur qumështin e nënës në gojë. Gati shtatë muaj më vonë, djali është rritur dhe peshon 3 kilogramë.

“Kur lindi ishte aq i vogël saqë dukej sikur do thyhej nëse e prekje”,-tha nëna e tij Toshiko për gazetarët. “Tani ai pi qumësht, mund ta lajmë dhe jam e lumtur që e shoh të rritet”.

SHKARKO APP