“Liria e medias, pa progres”, Soreca: Zero tolerancë ndaj dhunimit të gazetarëve, përfshirë edhe politikën

Edhe në vitin 2020, Shqipëria nuk ka bërë progres në lirinë e medias. Ndaj ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, mbështetur edhe në raportin e Komisionit kërkoi zero tolerancë ndaj intimidimit dhe dhunës ndaj gazetarëve. Ndërsa ligji për median, sipas mazhorancës do të jetë gati për pak ditë, BE kërkon që në këtë draft të përfshihet oponioni i Venecias.

Institucionet ndërkombëtare janë të shqetësuara për cënimin e lirisë së medias në Shqipëri.

BE dhe OSBE gjatë takimit në forumin e medias, pranuan që për shkak të pandemisë, puna e gazetarëve është vështirësuar, por ajo çfarë e shqetëson ambasadorin e unionit në Tiranë, Luigi Soreca, ka të bëjë me intimidimin dhe sulmet ndaj gazetarëve.

Soreca: Edhe në raportin e Komisionit Evropian u nëvizua fakti se Shqipëria në 2020, ashtu si në 2019, nuk ka bërë progres në lirinë e medias. Gjitashtu në këtë dokumenti u evidentua edhe ushtrimi i dhunës policore ndaj gazetarëve gjatë demostratave. KE me anë të këtij raporti apelon për zero tolencaë ndaj intimidimit dhe goditjes së gazetarëve, duke përfshirë edhe diskursin politik.

Holanda në takimin e ministrave të Jashtëm të BE kërkoi që Shqipëria para se të shkojë në konferencën e parë ndërqeveritare duhet të ketë një ligj për mediat të pakontestuar.

Ky fakt u soll në vëmendje edhe nga ambasadori Soreca për qeverinë shqiptare.

Soreca: Këshilli i BE e ka bërë të qartë se implementimi i opinioni të Komisionit të Venecias në ligjin e medias është një prioritet i rëndësishëm. Inkurajoj autoritetet qeveritare që të ulet dhe të dialogojë me aktorët e medias për këtë draft, pasi tani është koha për t’u konsultuar me to, si dhe të merren parasysh rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare.

Ligji i medias dhe opinioni i Venecias ende nuk ka gjetur rrugën e duhur për t’u implementuar me njëra-tjetrën, pavarësisht se përfaqësuesja e mazhorancës Mirela Kumbaro thotë se është gati.

Pasi amendamentet të jenë gati, qeveria do ta hedhë për konsultime me grupet e interesit dhe më pas do të votohet në parlament.

SHKARKO APP