Lista/ Këta janë aktorët më të paguar në Turqi /FOTO

Kinematografia turke edhe në këtë sezon televiziv ka ofruar për shikuesit, seriale të cilët i kanë kaluar kufijtë e Turqisë dhe disa prej tyre i kemi ndjekur edhe në Shqipëri. Prodhimet e këtij sezoni për kompanitë kanë kushtuar jashtëzakonisht shumë. Aktorët, disa prej të cilëve i njohim kanë përfituar jo pak, por miliona lira vetëm për një seri.

Image

LEXO EDHE:

E papritur! Jonida Shehu rikthehet në Top Channel

Aras Bulut ?ynemli të cilin e kemi parë në rolin e Mert në serialin “I Infiltruari” që është transmetuar në Klan Plus, ka përfituar 70 mijë lira vetëm për një seri në serialin e tij të ri Çukur dhe ndodhet në listën e 10 aktorëve më të paguar në Turqi.

Image

Ndër më të paguarit janë edhe dy protagonistët e serialit “Vatanim Sensin”Halit Ergenç, të cilin e njohim si Sulejmani në serialin Sulejmani i Madhërishëm ka përfituar plot 160 mijë lira, ndërsa bukuroshja Bergüzar Korel ka marrë 80 mijë lira vetëm për një seri të serialit.

Image

Në TOP 10 aktorët më të paguar është edhe Engin Altan Düzyatan për rolin e “Ertugrul” në serialin me të njëjtin emër që këtë sezon u transmetua në Klan Plus. Ai ka përfituar 75 mijë lira turke për një seri në këtë serial.

Image

Në krye të listës është Kenan ?mirzal?o?lu, i cili ka përfituar 350 mijë lira për vetëm një episod në serialin historik më të ndjekur të vitit, “Mehmet Pushtuesi”, që duke nisur nga Shtatori do të transmetohet në Tv Klan./Klan Plus

SHKARKO APP