Lodhja e Ramës për të realizuar videot me liderët e Perëndimorë

Kryeministri Edi Rama po e cilëson si sukses pjesëmarrjen në samitin e NATO-s në Bruksel. Nga ana tjetër publiku nuk sheh peripecitë që Rama kalon për të realizuar fotot dhe videot me momentet e përshëndetjeve me homologët e tij. Kryeministri shqiptar përpiqet që të tërheq me çdo kusht vëmendjen e homologëve të tij, ndërkohë që në anën tjetër dikush nga stafi po qëndron në gatishmëri për të shkrepur aparatin. Rama afrohet pranë presidentit francez, Emmanuel Macron dhe qëndron çuditshëm përpara tij, deri sa ai i jep dorën.

SHKARKO APP