Lojrat online po i dëmtojnë imagjinatën tani fëmijët nuk bëjnë më 300 pyetje në ditë

Gjatë dekadave të fundit teknologjia po ndryshon tërësisht çdo aspekt të shoqërisë sonë, nga mënyra se si punojmë e deri te mënyra si jetojmë apo shoqërohemi me të tjerët. Një nga dallimet më të rëndësishme është ndryshimi në atë se si luajnë fëmijët, rriten dhe zhvillohen. Megjithëse teknologjia siguron shumë përfitime pozitive për të mësuar, ajo gjithashtu ka disa efekte negative në zhvillimin e fëmijëve dhe cilësinë e jetës.

Për të folur mbi këtë çështje e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ka qenë psikologia Lenida Halilaj. Ajo foli gjatë mbi teknologjinë dhe fëmijët, se si ndikon ajo  tek ata dhe çfarë roli luan në zhvillimin e tyre.

Të gjithë e dimë se lojrat kanë shtyrë drejt vetëvrasjes shumë fëmijë edhe kjo gjë ka ardhur shpesh herë edhe si pjesë e mos kontrollimit të fëmijëve nga prindërit.

Lenida tha se lojrat e ndryshme të cilët fëmijët luajnë ditën e sotme ndikojnë negativisht tek ata, sidomos ato lojra e dhunshme të cilat kanë shumë agrisivitet brenda si lojë.  Psikologia gjithashtu tha se fëmijët janë në procesin e tyre të eksplorimit dhe nuk duhet të kalojnë për një periudhë të gjatë kohore para një loje.

“Fëmijët kur fokusohen tek një lojë harxhojnë edhe shumë kohë sepse flitet gjithmonë negativisht për lorjat. Sidomos në rastin e djemve që luajnë shumë këto lojrat e dhunshme me armë, që janë me vrasje edhe përveç pjesës që kanë shumë agrisivitet si lojë.”

“Problemi nuk qëndron vetëm te agresiviteti që është te loja, ideja është që fëmija qëndron shumë i izoluar dhe fokusohet vetëm diku. Mendja e një fëmijë duhet të jetë non stop në eksplorim. Një fëmijë bën 200-300 pyetje në ditë dhe në momentin që ai rri 3 orë duke luajtur një lojë automatikisht një pjesë të pyetjeve nuk e ka ezauruar”– thotë ajo.

Lenida Halilaj

SHKARKO APP